Si t’ia ktheni bardhësinë gardërobës suaj?

Do të ngazëlleheni me efektin e zbardhuesit natyral, i cili është shumë i përshtatshëm për personat me lëkurë të ndjeshme.

Lifestyle

28/02/2017 08:41

Nëse dëshironi që rrobave të bardha t’ia ktheni shkëlqimin e mëparshëm, mund ta bëni këtë në mënyrë natyrale me prodhimet të cilat nuk përmbajnë mjete kimike.

Ky tip i zbardhjes së rrobave posaçërisht është i përshtatshëm për rroba të fëmijëve, por edhe për gardërobën e personave të cilët kanë lëkurë të ndjeshme.

Zbardhuesin natyral mund ta bëni në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Është e njohur që limoni ka një përdorim të gjerë në kozmetikë, që zbardh njollat në lëkurë, apo për atë se sa mund të freskojë nëse e vendosni në gotë me pije, ose me të t’i jepni një shije sallatës…

Mirëpo, lëngu i limonit mundet që të përdoret edhe për zbardhimin natyral të rrobave, të cilat janë bërë me njolla, dhe pas një kohe marrin një nuancë të ngjyrës së verdhë.

Shumë thjeshtë, shtoni një të katërtën apo gjysmë gote të lëngut të limonit në rrobalarëse, në pjesën ku vendoset detergjenti, dhe do të mbeteni të kënaqura.

Rrobat mund t’i zhytni edhe në një legen me ujë të nxehtë në të cilin gjithashtu keni shtuar limon, gjegjësisht disa rriska limoni. /Telegrafi/