Si t’i trajtoni aknet në mënyrë natyrale? (Video)

Kur puçrrat depërtojnë thellë në lëkurë, ato dëmtojnë lëkurën dhe indet nën të. Përderisa aknet largohen, trupi përpiqet që ta riparojë këtë dëm.

Lifestyle

05/09/2015 12:52

Gjatë procesit të shërimit, trupi prodhon kolagjen – një substancë që e rigjeneron lëkurën. Nëse trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të kolagjenit që është e nevojshme për rigjenerim, ju do të keni shenja të akneve në lëkurë.

Mënyra më e mirë për t’i trajtuar shenjat e akneve është me bimë natyrore ndërsa ato janë të reja. Duhet ta dini se shenjat e akneve marrin shumë kohë për t’u larguar, kështu që është e nevojshme të bëni një trajtim ditor dhe të keni durim kur është fjala për largimin e tyre në mënyrë natyrale, shkruan Lajmi.net.

Shërimi me Aloe Vera
Kjo është përgjigja themelore ndaj shenjave të akneve që kanë mbetur në lëkurë. Geli i Aloe Vera-së ndihmon në reduktimin e shenjave të akneve duke promovuar rigjenerim të lëkurës. Ajo rritë prodhimin e kolagjenit duke ndihmuar në shërimin e akneve dhe shenjave të tyre. Disa studime tregojnë se Aloe Vera ka disa ushqyes thelbësor që ndihmojnë në zhvillimin e qelizave të lëkurës dhe rigjenerimin e tyre.

Vaji i bajameve
Ky lloj vaji përmban nivele të larta të acideve yndyrore të cilat absorbohen lehtë nga qelizat e lëkurës. Këto acide shërbejnë si një shërues natyral për lëkurë, dhe mund të ndihmojnë në mbylljen e lëkurës duke formuar një barrierë mbrojtëse. Lagështia që gjendet në këtë vaj përdoret nga indet për të riparuar qelizat e dëmtuara, duke i dhënë lëkurës një pamje më të bukur. Për më tepër, ky lloj vaji ndihmon në shpërbërjen e sebumit që prodhohet në lëkurë, duke krijuar një lëkurë dhe pore më të pastër, dhe duke ndihmuar në largimin e shenjave që kanë mbetur nga aknet, shkruan Lajmi.net.

Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban acide hidroksike. Ato janë të njohura për vetitë e tyre shëruese. Ato largojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbështesin rritjen e qelizave të reja të lëkurës, duke hequr kështu edhe shenjat në lëkurë që kanë mbetur nga puçrrat. Përveç kësaj, lëkura është më e ndritshme dhe më e lehtësuar duke reduktuar kështu dukjen e pikave të errëta dhe të pista në lëkurë. Limoni është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C, një komponent i rëndësishëm për formimin e kolagjenit i cili ndihmon në riparimin e indeve dhe largimin e puçrrave në fytyrë. (Lajmi.net)

Për më shumë shikojeni këtë video: