Si t’i shpëtoni një sulmi në zemër kur jeni vetëm?

Sulmi në zemër është një kusht që vjen pa njoftuar, kështu që shumica e njerëzve duhet të përballen me të kur janë vetëm dhe të luftojnë me të pa asnjë ndihmë.

Lifestyle

24/10/2015 20:02

Nëse papritmas ndjeni se jeni duke u zbehur dhe se zemra juaj po rrahë ‘gabim’, atëherë ju keni rreth 10 sekonda para se ta humbni vetëdijen tuaj.

Por, njerëzit në të vërtetë nuk e dinë se mund ta ndihmojnë veten. Për ta arritur këtë, gjëja më e rëndësishme është që të mos e humbni vetëdijen – filloni të kolliteni, sa më fort që të jetë e mundur dhe mos bëni panik.

Merrni frymë thellë çdo herë para kollitjes. Kollituni gjatë dhe sa më thellë, sikur jeni duke u përpjekur për të nxjerrë diçka nga mushkëritë tuaja.

Kollituni dhe merrni frymë çdo 2 sekonda, pa pushuar, derisa doktorët të arrijnë apo derisa zemra t’i kthehet rrahjes normale. Kollitja është një lloj ngjeshje dhe frymëmarrja e lejon oksigjenin që të futet në mushkëritë tuaja.

Kjo ndihmon rrjedhjen e gjakut dhe funksionimin normal të zemrës. Ky lloj i presionit e ndihmon zemrën tuaj që të balancojë rrahjet. Kjo është mënyra më e përsosur për të evituar ndonjë dëmtim të mëtejshëm, të paktën derisa të vijë mjeku.

Kështu, shpërndajeni këtë njohuri me njerëzit e tjerë, pasi që mund ta shpëtoni jetën e dikujt. Kardiologët garantojnë se kjo metodë funksionon. (lajmi.net)