Si t’i ruani qepët dhe hudhrat që të mos prishen me muaj?

Shmangni hedhjen e perimeve që kanë lëshuar sythe duke i depozituar në mënyrë të drejtë.

Lifestyle

11/02/2017 15:52

Nëse blini sasi të mëdha të qepës dhe hudhrës me siguri keni qenë në situatë që perimet të fillojnë të nxjerrin sythe apo të vëreni që kanë filluar të prishen, dhe pastaj i keni hidhur.

Mirëpo, kjo nuk duhet t’ju ndodhë, transmeton Telegrafi.

Ja disa këshilla si t’i ruani qepën dhe hudhrën, dhe që këto perime të shëndetshme të mund t’i përdorni disa muaj.

Ju nevojiten qese letre dhe kapëse.

Bëni vrima në qese të letrës, kështu që midis secilës vrimë të ketë së paku distancë 1,5 cm.

Vendosni perimet e freskëta (qepën dhe hudhrën) në qese, mbyllni me kapëse dhe lërini në atë mënyrë që hapja të jetë e kthyer nga poshtë.

Për të qëndruar perimet sa më gjatë të freskëta, mos e mbushni shumë dollapin në të cilin i mbani artikujt.

Gjithashtu, mos mbani patate afër qepës dhe hudhrës, sepse ato lirojnë gaze të cilat përshpejtojnë prishjen e perimeve.