Si t’i ruani paratë dhe të shpenzoni më pak?

Provoni këto zgjidhje të mençura për të ruajtur dhe fituar më shumë para.

Lifestyle

28/01/2015 21:45

Optimizmi është i mrekullueshëm, por një buzëqeshje nuk do të ju ndihmojë që të ruani paratë. Sipas një sondazhi të fundit nga Fondacioni Kombëtar për Këshilla Kreditore, 56% të anketuarve parashikuan se do të kenë një vit më të mirë financiar.

Por, për të mos i bërë gabimet e njëjta me para që i keni bërë më parë, ju duhet të bëni më shumë se vetëm të mendoni pozitivisht. Këtu, ekspertë të parasë – nga investitorët miliarderë – ju japin këshilla falas për një sukses financiar.

Gabimi: Të mendosh se buxheti është i mbrapshtë
Rreth 60% e të anketuarve thanë se buxheti u duket si një kufizim.
Zgjidhja: “Buxheti është versioni para i një diete të shëndetshme”, thotë Christine Romans nga CNN. Vetëm pasi t’i identifikoni kaloritë boshe në buxhetin tuaj, ju do të ndjeheni më mirë dhe më shumë i fokusuar, transmeton Lajmi.net.

Nëse nuk e dini sa shpenzoni në muaj, t’i ruash paratë për një kohë është e pamundur. Ndiqni çdo shpenzim të vetëm që e bëni dhe shënojeni atë në librin e shpenzimeve për tre muaj. Zakonet e shpenzimeve mund të shihen vetëm pas një periudhe prej 90 ditë, thotë Kevin O’Leary, një investitor në Shark Tank.

Pasi t’i identifikoni vrimat në buxhetin tuaj, përshtatni ato me rrethanat.

Gabimi: Kur nuk e merrni borxhin seriozisht
Një në pesë njerëz mendojnë që mbajtja e një borxh-karte krediti nga muaji në muaj është një mënyrë e përgjegjshme për të menaxhuar financat, sipas një raporti.
Zgjidhja: “Nëse mendoni ta rrisni borxhin në kartën tuaj të kreditit me një normë interesi prej 16 në 21%, ju jeni të dehur”, thotë O’Leary.

Gabimi: Blerja e artikujve me çmim të ulët, mos blerja e mençur
Zgjidhja: Shanset janë, që ju e përdorni gjithë gardërobën vetëm 10%. Kjo do të thotë se 90% e kohës, ju do të djegni para në diçka që përçmon në vlerë. Në vend se të bëni blerje të çmendura, fokusohuni në disa investime cilësore. Gjithmonë pyeteni vetën, “A kam nevojë me të vërtetë për këtë?”.

Gabimi: Shmangia e bisedave për para me partnerin tuaj
Zgjidhja: Mosmarrëveshjet gjatë martesës mund të jenë shkatërruese për çdo marrëdhënie. Në fakt, sipas një gjetje nga Projekti Kombëtar i Martesës, çiftet të cilat nuk kanë asete janë 70% me më shumë gjasa që të ndahen se sa çiftet me një kursim në bankë prej 10,000 euro, transmeton Lajmi.net.

Është e domosdoshme që të flisni me partnerin për shpenzimet. Nëse filloni një marrëdhënie, duhet që gjithsesi t’i kontrolloni shpenzimet që në ditën e tretë të takimit. Bëhuni të ndershëm rreth problemeve tuaja financiare dhe bëhuni të sjellshëm ndaj partnerit. Fshehja e borxhit është shumë e keqe, gjithashtu.

Gabimi: Të mos investoni mjaftueshëm
Zgjidhja: Warren Bufft kishte thënë: “Investim është të shpalosësh para sot për të marrë më shumë në të ardhmen”. Nëse e bëni ndonjë investim aty ku duhet, ju sigurisht se në të ardhmen do të mund të nxirrni shumë më shumë para se që kishit investuar. T’i fusësh paratë në zona që të tjerët thonë se është vendi më i zgjuar ku duhet t’i fusësh do të thotë se ju jeni vonuar tashmë dhe investimi juaj është i kufizuar.

Me fjalë të tjera, të blesh celularë të Apple dhe t’i shesësh ata me një çmim më të madh nuk do të ju bëjë milionerë. Bëhuni udhëheqës dhe shikoni në themelet e forta të ndonjë kompanie, vlerësoni drejtë dhe nënshkruani marrëveshje afat-gjate.

Gabimi: Të mos kursesh për raste emergjente
Zgjidhja: Një katastrofë financiare mund të vijë në çdo kohë për ju, si p.sh ju mund ta humbni vendin e punës apo të pësoni ndonjë aksident ose të fitoni ndonjë sëmundje, dhe të gjitha kursimet tuaja do të ju duhen në këtë kohë. Ruani paratë çdo muaj kur e merrni rrogën, nëse ju mjaftojnë që të mund të bëni kursime, pasi që ato do të ju duhen për t’i mbuluar emergjencat financiare, transmeton Lajmi.net.

Gabimi: Të shpenzosh shumë për festa
Zgjidhja: Ju keni qenë përgjegjës gjatë gjithë vitit, dhe më pas thjeshtë i shpenzoni të gjitha paratë pa kontrolle në fund të vitit. Meshkujt shpenzojnë rreth $800 në dhurata gjatë festave. Filloni që të ruani rreth $80 çdo muaj dhe më pas nuk do të përfundoni keq në fund të vitit.