Si t’i prisni qepët pa u përlotur?

Ka disa truke për të shpëtuar nga lotët gjatë prerjes së qepës. Është mirë të provohen të gjitha - edhe pse disa prej tyre janë shumë të çuditshme, njëra prej tyre do të funksionojë mirë.

Lifestyle

27/06/2015 19:28

– Lihet qepa 30min në frigorifer në pjesën e akullit përpara se të pritet.
– Qepa pritet duke u mbajtur në ujin e rubinetit.
– Në periudhën e verës, qepa pritet jashtë. Në dimër pritet në aspiratorin e furrës së kuzhinës.
– Lyhet me lëng limoni thika që përdoret për të prerë qepën. Në këtë mënyrë pakësohen lotët.
– Disa minuta para prerjes së qepës qepa njomet në ujë të kripur ose në lëng limoni.
– Gjatë prerjes së qepës përtypni diçka – qoftë çamçakëz apo diçka tjetër.
– Në rast se asnjëra prej këtyre nuk ju bind, vini syze dielli apo të tjera. E qeshura do t’ua zë vendin lotëve, gjithashtu. /Living