Si t’i ndaloni grindjet me partnerin tuaj?

Nëse jeni të frustruara pse ju dhe partneri juaj gjithmonë grindeni për imtësirat e njejta, nuk jeni e vetme.

Lifestyle

24/05/2015 16:21

Problemi juaj : “Kemi të njejtën grindje tërë kohën”

“Burri im dhe unë kemi dy fëmijë, jemi finansiarisht komfort, unë punoj tre ditë në javë ndërsa ai është pronar i një biznesi të programimit kompjuterik. Grindemi për të njejtat gjëra, unë gjithmonë jam e lënë e vetme me punët e shtëpisë dhe fëmijët andaj nuk kam kohë për veten. Kur e pyes atë nëse mund të marrë ca nga obligimet, më bërtet dhe arsyetohet se punon shumë orë dhe ka nevojë të relaksohet. Burri im është mësuar me nënën e tij e cila ia bënte të gjitha punët dhe e pret të njejtën nga unë. Në përgjithësi jemi të lumtur mirëpo nuk e di sit a zgjidhim këtë problem pa e bërë atë nervoz”. Xhuli, 37 vjeçe.

Zgjidhja:

Mos prisni që ai “të kuptojë”, bëhuni ndryshimi në lidhjen tuaj dhe pushoni së grinduri tërë kohën me partnerin.

Ndrysho sjelljen

Nuk mund të presësh që dikush të ndryshojë sjelljen nëse ju nuk ndërmerrni hapin e parë drejt atij ndryshimi. Nëse jeni nervoze për disa gjëra që ai nuk ju ndihmon atëherë provoni mos t`i bëni, të shihni nëse ai fillon vetvetiu ti bëjë në vendin tuaj.

Tregoni ndjenjat me qetësi

Grindjet kurrë nuk do të zgjidhin problemet tuaja, në vend të tyre organizoni një bisedë të qetë vetëm me ju të dy. Bëjeni rregull që nuk mund të ngritni zërin apo të ndërpreni njëri-tjetrin pa mbaruar fjalën, kështuqë të dy do të dëgjoni çfarë ka tjetri për të thënë.

Provoni konsulltim për udhëzim rreth martesës

Nëse bisedimet mes jush nuk janë të hapura apo thjesht nuk arrini efektin e dëshiruar, provoni të bëni një takim me një këshilltar për udhëzim martesor. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është në vështirësi ekstreme, thjeshtë ajo nënkupton se do të keni një palë të tretë që do të sigurojë mos t`i keni zërat e ngritur gjatë bisedës.

Kënaqeni egon e tij

Ne të gjithë dëshirojmë kur na bëjnë të ndjehemi mirë, andaj në vend se të ngritni zërin ndaj partnerit pse nuk ju ndihmon rreth gjërave të shtëpisë, provoni t`a vlerësoni kur ai bën ca gjëra të mira për ju. Lajka mund të bëjë atë më të vullnetshëm të ju ndihmojë.

Ndaloni së qenuri e përpiktë

Nëse dëshironi ndryshime në marrëdhënien tuaj duhet të krijoni mundësitë që ato të lindin. Nëse jeni e ngopur së qenuri e vetmja që do të gatuajë, edhepse të dy keni punë me orara të plotë,atëherë mos përgatitni ushqimin disa ditë brenda javës- të shihni nëse e kupton mesazhin.

Mësoni si të negoconi

Shanset janë, nëse partneri juaj bën gjëra që ju fyejnë, atëherë edhe ju bëni gjëra që e irritojnë atë nga koha në kohë. Askujt nuk i pëlqen kur i thuhet se është i bezdisshëm, apo se duhet bërë gjërat ndryshe, por në marrëdhënie duhet të pranojmë kritika të lehta që të kenë efekt. Pra, nëse dëshironi që partneri të gatuaj darkë herë pas here dhe ai dëshiron që jut ë vini më shpesh në kohë nga puna, lëre menjanë një ditë në javë kur ju do lini punën më herët ndërsa ai do e gatuajë drekën- kështu të dy do jeni të kënaqur.

Bëni kohë për juve

Të jesh një grua dhe një mama mund të thotë se ju keni pak kohë të mbetura për të qenë vetëm ju. Provoni dhe leni mënjanë disa mbrëmje në muaj për të dalë me shoqet e juaja apo regjistrohuni në ndonjë kurs arti apo në palestër. Dalja nga shtëpia mund të bëjë çudira në lidhjen tuaj dhe do ju japë material për çfarë do të flisnit me partnerin. /femra.net