Si t’i mbani domatet të freskëta për më gjatë?

Ky trik – që ju merr vetëm 5 minuta kohë – mund të jetë zgjidhja për shmangien e prishjes së domateve.

Lifestyle

28/08/2015 14:03

Dikush mund të ju thotë që t’i fusni ato në frigorifer, për të qëndruar të freskëta më gjatë, por kjo nuk është zgjidhja. Kjo pasi temperatura e ftohtë bënë që ato të humbasin shijen e tyre dhe të zbehen.

Kjo humbje e shijes dhe kjo zbehje ndodh për shkak që i ftohti mund t’i ndalojë enzimat aromë-prodhues në domate që lulëzojnë në temperaturë të dhomës. Një hulumtim i ri, sidoqoftë, sugjeron diçka tjetër.

Një artikull i fundit i publikuar në Quartz thotë se t’i futësh domatet në ujë të ngrohtë mund të ndihmojë në mbajtjen e shijes së tyre, transmeton Lajmi.net.

Metoda: Blini disa domate në dyqan dhe vendosni ato në një tigan me ujë të ngrohtë për pesë minuta, dhe më pas futni në frigorifer që të qëndrojnë gjatë natës.

Përfundim: Domatja e para-nxehur ka një normë suksesi prej 80% kur futet më pas në frigorifer, duke i mbetur kështu shija pothuajse e njëjtë siç është para se ta futni atë në këtë metodë.

Kështu, futni në ujë të ngrohtë për pesë minuta dhe më pas lini ato në frigorifer apo në temperaturë dhome pa problem. (Lajmi.net)