Si t’i luftoni ethet në buzë?

Tharja e buzëve nga të ftohtit dhe efekti i herpesit dëmton shumë buzët.

Lifestyle

02/10/2015 09:05

Virusi është ngjitës edhe nëse nuk ka shenja të dukshme, ai mund të kalohet përmes prekjes , puthjes, përdorimi i gotave dhe filxhaneve të njëjta. Edhe pse nuk ka një kurë të përcaktuar shkencërisht, ka një numër gjërash që përmirësojnë shëndetin e buzëve tuaja.

Përdorni vitaminë çdo ditë, ju keni nevojë që sa më shumë të fuqizoni sistemin tuaj imunitar, në mënyrë që të luftoni virusin pasi që ai është më i fortë kur kombinohet me të ftohtit.

Pini të paktën 2 deri në 3 litra ujë në ditë pasi që ju duhet të ‘’shpërlani’’ të gjitha toksinat nga trupi juaj .

Mos i ngacmoni formacionet e ngritura nga virusi. Edhe pse mund të irritoheni, ky veprim mund të lërë shenjë në rastin më të mirë por mund edhe të shkaktojë infeksion të rëndë.

Përdorni ndonjë krem me përmbajtje lidokaine, që mund të jetë mjaftë efektiv – këshillohet përdorimi i aloes për të përmirësuar gjendjen nëse ajo përkeqësohet.