Si t’i ktheni fotografitë e fshira aksidentalisht nga iPhone?

Pra, ju keni vendosur që ta pastroni ‘Camera Roll’ nga të gjitha fotografitë të cilat po e zënë vendin në celularin tuaj. Dhe ndoshta, përderisa e keni bërë fshirjen, i keni fshirë edhe disa nga fotografitë tuaja më të mira.

Auto & Tek

03/01/2015 16:54

Nuk jeni vetëm në këtë rast. Për fat të mirë, iOS 8 ka një zgjidhje për këtë situatë.

Ja se si mund t’i riktheni (apo t’i fshini përgjithmonë) fotografitë.

1. Shko tek aplikacioni i Apple për fotografi.

2. Do ta shihni seksionin e ‘Moments’, që është i mbushur me të gjitha fotografitë që i keni bërë kohët e fundit. Në fund të ekranit, klikoni ‘Albums’.

3. Do të shihni një listë të albumeve. Shkoni poshtë derisa të arrini ‘Recently Deleted’. iOS 8 i Apple automatikisht ruan larg çdo gjë që ju keni fshirë në këtë dosje për 30 ditë. Pasi të kalon kjo kohë, fotografitë tuaja fshihen me të vërtetë, transmeton Lajmi.net.

Kjo është e dobishme që ta dini, pasi që mund të dëshironi që ta gjeni një foto të cilën aksidentalisht e keni fshirë. Por ndoshta edhe më e rëndësishme, ju ndoshta mund të dëshironi që të fshini plotësisht një fotografi që dikush s’bën ta shoh, dhe kështu do jetë më e lehtë.