Si t’i kërkojmë falje një gruaje? – Lajmi.net
Si t’i kërkojmë falje një gruaje?
Autori: Lajmi.net Lifestyle 13:29, 10 February 2019
Keni bërë një gabim dhe mendoni se ajo nuk do t'ua falë.

Sigurisht që këtu nuk futet tradhtia, për të do tu duhet të japim leksione të tjera. Por po flasim për gabimet e përditshme të jetës në çift që janë të pashmangshme. Të gjithë zemërohemi me njëri tjetrin, pasi nuk ishim në darkë në orarin e duhur, apo nuk kishim bërë të gjitha detyrat për të cilat kishim rënë dakort.

Dashuria është një leksion që mësohet çdo ditë, mos e harroni këtë. Nëse hiqni dorë nga përmirësimi i kësaj dëshire, atëherë rutina do ta bëjë të mërzitshme lidhjen tuaj. Por si ta fitoni sërish zemrën e një gruaje pasi e keni mërzitur atë? Mos harroni gratë pëlqejnë burrat që kanë ambicie personale, dhe për flasin për planet e tyre. Po ashtu ato pëlqejnë tu tregoni vazhdimisht që vazhdoni t’i dashuroni. Nëse nuk ua bëni të qartë këtë, ato do mendojnë se ju jeni duke u larguar nga to.

E ka miliona forma për ta shprehur dashurinë, ku më e thjeshta është një puthje e një përqafim . Por zemra e një gruaje është po aq e ndjeshme nga një lule, kështu një tufë me lulet që asaj i pëlqejnë apo qoftë një karafil i kuq, do të ndryshonte marrëdhënien tuaj. Mos hiqni dorë nga disa zakone të vogla që do ta bëjnë më të mirë raportin tuaj.

Një ftesë për darkë në fundjavë do të ishte ideale për të kërkuar ndjesë. Nuk është e nevojshme të flisni shumë. Nëse e ftoni të darkoni në restorantin që ajo pëlqen, ajo nuk do të ketë kohë për tu thelluar në zemërim, pasi do të mendojë se çfarë do të veshë.

Vishuni bukur. Një burrë sharmant arrin ta mposhtë zemërimin e një gruaje. Nëse vishni një këmishë të re ajo do të tërhiqet nga pamja juaj dhe do të kërkojë arsyet e kësaj veshjeje. Një grua nuk mund të rrijë e qetë nëse burri që do është në formë të mirë dhe i zemëruar me të. Në këtë rast është ajo që do të gjejë të gjitha mënyrat për tu afruar me ju.

Mos harroni dashuria është një lojë dhe fiton ai që di të luajë më mirë. Por përpiquni ta shfrytëzoni këtë lojë për të përsosur jetën tuaj në çift dhe jo për ta zemëruar njëri tjetrin.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO