Si t’i jepni duart celulitit me tre hapa të thjeshtë – Lajmi.net
Si t’i jepni duart celulitit me tre hapa të thjeshtë
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 23:05, 18 November 2017
1.Zhdukni gjithë bulmetin nga dieta juaj: djathë, qumësht, kos, akullore (armiku nr. 1 i femrave), etj. Kësaj lloj yndyre (sikur thua e ndyrë) i pëlqen të depozitohet pikërisht në vithet dhe kofshët tona dhe të na i japë një pamje të pakëndshme si lëkurë portokalli.

Ajo na do shumë, por dashuria e saj na dëmton, prandaj duhet t’i themi “lamtumirë”.

2. Nënshtrojuni një masazhi kundër celulitit nën duart e një mjeshtri/mjeshtreje, një herë në dy javë ose të paktën një herë në muaj. Mos mendoni se është gjë e lehtë, të dhemb në shpirt, por në fund të fundit, bukuria dhemb gjithmonë.

3.Mos përtoni të kryeni ushtrime stërvitore, të paktën tre herë në javë. Pasi dieta dhe masazhi të bëjnë punën e tyre, gjithsesi do të të duhet të forcosh mishin, që tashmë të është varur si fileto pule. Forca! Mund t’ia dalësh!

Shënim: Tek burrat nuk para krijohet celulit, sepse yndyra atyre u depozitohet nëpër vena, prandaj dhe vuajnë më shpesh nga sëmundjet kardiovaskulare dhe si rrjedhojë jetojnë më pak (nqs nuk i kushtojnë kujdes dietës ushqimore).

 

Fjalët kyçe: Celuliti

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy