Si t’i gjeni pokemonët më të rrallë

Pokemon Go do që ju të kërkoni në botën reale për të gjetur figurat e fantazisë. Ato mund të gjenden në relieve të ndryshme: ujë, tokë, bar apo kudo tjetër. Ja disa këshilla se si t’i gjeni ato pa u lodhur shumë.

Fun

03/08/2016 17:58

Këshilla 1: Kudo që të shfaqet një pokemon, për sa kohë që është në ekranin tuaj, mund ta klikoni që të filloni ta ndiqni, ska rëndësi se sa larg ndodhet ai.

Këshilla 2: Në qoftë se pokemoni që po ndiqni ndodh që të zhduket nga ekrani, ka mundësi që të jetë prapë aty, thjesht ju duhet ta provoni përsëri.

Këshilla 3: Përdorni opsionet Incense dhe Lure! Incese është një pajisje që mund ta blini në dyqanet e pokemon ose mund të fitohet kur kaloni shumë nivele. Ai i tërheq pokemonët drejt jush dhe kjo rrit shanset e kapjes së një pokemoni të rrallë.

Këshilla 4: Lure punon në mënyrë të ngjashme, por ajo bëhet aktive vetëm për pak kohë. Lure i tërheq pokemonët në një pozicion të caktuar vetëm për 30 minuta dhe kështu mund të përfitojnë të gjithë lojtarët në atë zonë. Prandaj nëse shihni në hartën tuaj një animim rozë që mezi duket, vraponi drejt tij sepse keni shanse te mira të kapni një pokemon. Shtoni edhe incense dhe do të pushtoheni nga monstrat e vogla.

Këshilla 5: Duhet të kapni çdo pokemon që shihni në mënyrë që të merrni sa më shumë stardust dhe pika eksperience. Stardust është shumë i rëndësishëm pasi ju ndihmon ta fuqizoni pokemonin tuaj më vonë, prandaj merrni sa më shumë të mundni nga këto.

Këshilla 6: Së fundmi, nëse hasni probleme në kapjen e pokemonëve, për shkak të pozicionit të tyre në ekranin tuaj, fikni opsionin AR. Kjo do t’ju ndihmojë ti kapni ato më lehtësisht pasi kështu rrinë vetëm në mes të ekranit dhe pa lëvizur.