Si t’i dërgoni fëmijët te ushqimi i shëndetshëm

Fëmijët shpesh nuk e pëlqejnë shumë ushqimin e shëndetshëm, pasi ata më shumë janë të dhënë pas ushqimeve të tjera si çokollatat të cilat janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Plani Jepni vaktin e mëngjesit  Jepni fëmisë një fillim të mirë me ushqimin më të mirë të ditës. Mëngjesi ndihmon në rritjen e koncentrimit në orët e…

Lifestyle

13/03/2014 22:55

Fëmijët shpesh nuk e pëlqejnë shumë ushqimin e shëndetshëm, pasi ata më shumë janë të dhënë pas ushqimeve të tjera si çokollatat të cilat janë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Plani

Jepni vaktin e mëngjesit 

Jepni fëmisë një fillim të mirë me ushqimin më të mirë të ditës. Mëngjesi ndihmon në rritjen e koncentrimit në orët e mësimit, mund të evitojë shtimin e peshës, dhe jep energji të mjaftueshme për pjesën tjetër të ditës.

Mëngjesin bëjeni gati që nga mbrëmja

Merrni një tas, një lugë dhe një kuti me drithëra, ose përgatiteni një pjatë një lugë dhe disa vezë. Janë ushqime të shkëlqyera për mëngjes, por këto bëjini gati një natë më herët, pasi kjo ndikon pozitivisht në psiqikun e fëmijëve.

Bëje me dashuri

Nëse fëmijët tuaj nuk janë të urritur në mëngjes, atëherë përgatiteni një ushqim shumë të vogël dhe të thjeshtë. Jepi atyre që së paku të hanë një banana apo një mollë dhe një grusht arra, apo edhe një gotë me jogurt. Të gjitha këto gjëra ju duhet t’i bëni duke buzëqeshur, pasi pamja e fytyrës suaj ndikon shumë te fëmija juaj.

Përgatit diçka që mund ta hash edhe ti

Kur fëmija ju sheh që ju jeni duke ngrënë, atëherë gjasat janë të mëdha që edhe ai të bëj një gjë të tillë. Përgatite një ushqim nga i cili mund të hash dhe të përfitosh edhe ti.