Si t’i bëni buzët e holla më të plota dhe më të lëngëta: Për 30 sekonda – dukje sensuale (Video)

Konturimi i buzëve nuk është edhe ndonjë risi, mirëpo me siguri është i dobishëm sepse funksionon në parimin e dritës dhe hijes.

Lifestyle

20/01/2018 09:43

 

Është shumë më e thjeshtë sesa keni menduar dhe mund të bëhet me të gjitha ngjyrat e buzëkuqve të cilat tashmë i keni.

Procedura përbëhet nga vetëm tri veprime dhe mund të bëhet për vetëm 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

1. Merrni dy nuanca të ngjyrave sipas zgjedhjes të lapsit të buzëve (mundet edhe buzëkuqi, mirëpo lapsi është më preciz). Rrethoni dhe plotësoni buzët tuaja me nuancë të shndritshme.

2. Lapsin ngjyrë më të errët qiteni në këndet e jashtme të buzëve dhe në vijën e sipërme dhe të poshtme të buzëve. Vazhdoni linjën e nuancës së errët deri në një të tretën e buzës së poshtme, duke kaluar mesin.

3. Blendoni me gishta dy ngjyra në mënyrë që të shkrihen. Nëse dëshironi që edhe më shumë t’i theksoni buzën e poshtme, shtoni edhe pak nuancë të shndritshme në mesin e buzës së poshtme dhe shtoni hijesim skajit.

Për udhëzime plotësuese shikoni videon…