Si tentoi PSG t’i shiste tetë yje në 48 orët e fundit të merkatos?

PSG vendosi një trend të ri këtë verë në futboll, duke transferuar Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro.

Sport

25/09/2017 17:06

Sheikët e skuadër franceze, bën historinë në futboll, duke  e bërë brazilianin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit, për të cilin i paguan Barcelonës klauzolën e vendosur prej 222 milionë.

Shpenzimi i këtyre shifrave astronomike, kanë bërë që UEFA të vendoset në presion të madh nga Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus, ku i kërkonin hetim nëse raporti financiar i PSG përputhet me Fair Play Financiar.

Pas këtij presioni, UEFA ka kërcënuar PSG se do ta përjashtojnë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018, nëse raporti financiar nuk përputhet me rregullat e Fair Play.

Kjo alarmoi drejtuesit e PSG-së, që kontaktuan agjentët e tetë lojtarëve për t’u përpjekur për t’i shitur ata në 48 orët e fundit të mbetura të merkatos.

PSG kërkoi të shiste në orët e fundit të merkatos Di Marian, Javier Pastoren, Blaise Matuidi, Lucas Moura, Julian Draxler, Hatem Ben Arfa, Serge Aurier dhe Thiago Silva.

Vetëm dy prej tyre në fund u larguan, me Aurier që u transferua te Tottenham dhe Matuidi te Juventusi./Lajmi.net/