Si të zgjidhni dhe ta hidhni parfumin për festa

I padukshëm, por që ndihet parfumi shpesh tregon edhe personalitetin e njeriut. Ja si ta zgjidhni sa më mirë për festa.

Fun

31/12/2016 16:13

Padyshim që momenti më i mirë për te hedhur parfum është mëngjesi, momenti kur aroma trupore është neutrale.

Shmangni hedhjen e parfumit gjatë ditës. Spërkateni trupin 3-4 herë, por jo më shumë dhe aromën hidheni direkt në lëkurë. Asnjëherë mos zgjidhni një parfum me sy mbyllur vetëm duke e nuhatur nga shishja sepse aroma mund të ndryshoje në bazë të pH të lëkurës suaj.

Sapo ta hidhni lëngun mos e fërkoni vendin sepse mund të dëmtoni molekulat. Prisni disa minuta derisa aroma të përthithet vete. Vendi më i mire për të hedhur parfumin?

Te gjitha ato zona të cilat pulsojnë, atje ku lëkura është e holle dhe ku dëgjohet zemra që rreh: qafa, kyçet e duarve, mbrapa gjunjëve, etj.

Që parfumi të mbaje sa më shume hidratojeni fillimisht sa më mirë lëkurën. Për festat e fundvitit zgjidhni parfumet e përgatitura posaçërisht për këtë sezon nga markat e njohura.