Si të zbardhni dhëmbët me vetëm 2 përbërës

Dhëmbët tuaj tregojnë edhe personalitetin tuaj. Nëse dhëmbët tuaj janë të bardhë, atëherë goja juaj sigurisht që mban erë të freskët, por nëse dhëmbët tuaj janë të verdhë, goja juaj mban erë të keqe.

Fun

21/06/2016 19:17

Nëse dhëmbët tuaj nuk janë në rregull dhe të bardhë, atëherë ndjesia që do keni ju kur të takoni dikë që dëshironi t’i jepni një buzëqeshje është shumë e vështirë, transmeton koalb.com.

Dhëmbët e bardhë dhe të rregullt janë gjithmonë më simpatikë dhe tërheqës, prandaj edhe njerëzit me dhëmbë të bardhë dhe të shëndoshë sapo buzëqeshin lejnë përshtypje të mirë.

Janë shumë arsye pse dhëmbët tanë zverdhën. Pijet e ndryshme si çaji, kafja, vera e kuqe lejnë njolla nëpër dhëmbë, ndërkaq përdoruesit e duhanit kanë dhëmbë të verdhë për shkak se duhani përmban kimikate si katrani dhe nikotina.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ruajtur dhëmbët është t’i pastroni ata sa më shpesh. Duhet ta bëni rutinë që dhëmbët ti pastroni të paktën dy herë në ditë.

Tani dhëmbët mund t’i zbardhni edhe te dentist, por më poshtë mund të lexoni se çfarë duhet të bëni që të zbardhni dhëmbët në kushte të shtëpisë.

Përbërësit që ju nevojiten:

1 lugë të vogël vaj kokosi
1-1/2 lugë të vogël shafran të Indisë
Pak vaj mente

Përgatitja:

  1. Përzieni të gjithë përbërësit
  2. Me furçë dhëmbësh, pastën e fituar e vendosni nëpër dhëmbë
  3. Pasta le të qëndrojë në gojë për 3-5 minuta
  4. Më pas shpërlajeni gojën mirë
  5. Vazhdoni këtë metodë për çdo ditë deri sa të shikoni rezultatin.