Si të vishni ngjyrën e verdhë në vjeshtë

Ngjyra më pozitive e të gjithë gamës së ngjyrave, e verdha, duket se në vjeshtë ka epokën e lulëzimit, pasi në këtë stinë mund të bëjmë kombinimet më të bukura me hijet e kësaj nuance.

Lifestyle

29/10/2017 14:04

E verdhë limoni, mustardë, e verdha e kanerinës etj qëndrojnë mjaft bukur me ngjyrat e tokës në vjeshtë dhe me ato të kuqes, ngjyra IN e vjeshtës 2017.

Nëse kjo ngjyrë nuk ju bind dhe mendoni se është e vështirë për t’u kombinuar, fotogaleria e mëposhtme do t’ju vërtetojë të kundërtën. Ju mund të zgjidhni vetëm një detaj të veshjes suaj në ngjyrë të verdhë dhe jua sigurojmë se do të rrijë bukur me të gjitha nuancat e së zezës, jeshiles, së kuqes e me printe si lule, leopard etj. Frymëzohuni nga fotogaleria e mëposhtme dhe zgjidhni kombinimin tuaj të preferuar.