Si të veproni nëse i dashuri juaj është tepër xheloz?

Një xhelozi e lehtë në lidhje nuk paraqet ndonjë problem të theksuar në marrëdhënien tuaj, por kur kjo xhelozi është e tepruar, atëherë rreziku është evident.

Lifestyle

05/02/2016 11:09

Xhelozia mund të jetë një nxitje e mirë në lidhje dhe të ndezë pasionet e fjetura, për të dhënë treguesit se si do të duket marrëdhënia në të ardhmen, por ajo mund të jetë edhe një barrë e madhe.

Xhelozia e tepruar rrezikon seriozisht lidhjen

Nëse në fillim të lidhjes ai thotë se i vjen keq që ndonjë lëvizje e tij ju bëri xheloze, kjo do të thotë që edhe në të ardhmen do të jetë një person mbështetës.

Nëse vetëm e lëkund dorën dhe thotë se paarsyeshëm po e teproni, me siguri kështu do të reagojë edhe në situata të tjera. Në marrëdhënie afatgjatë, pak xhelozi prapë mund të ritrazojnë pasionet, sepse kjo ndjenjë do t’ju rikujtojë në atë që keni, shkruan “Zëri”.

Situata të tilla shpesh çojnë në një jetë seksuale më të mirë dhe më të pasionuar. Disa studime kanë treguar se gratë shpesh janë xheloze sepse dyshojnë që partneri është i dashuruar në një tjetër femër, kurse meshkujt janë xheloz sepse dyshojnë se partnerja e tyre është tradhtare.

Si të silleni në këto raste

Besoni instinktet tuaja dhe mos i injoroni ato, por nuk duhet të silleni si një adoleshente e pamundur, me shpërthim dhe akuza histerike. Para se të filloni me akuzat, prisni një minutë, dhe vetëm kur të qetësoheni përpiquni që me argumente të thoni se çfarë ju shqetëson.

Në atë moment shfrytëzoni mundësinë për të shpjeguar në mënyrë të qetë se çfarë e nxit xhelozinë tek ju. Gjithashtu, duhet të mësoni që të kontrolloni emocionet tuaja, sepse në këtë kohë marrëzia shpejt tejkalon të menduarit racional.

Si ta bindim një partner xheloz

Në çdo situatë të pakëndshme, të tilla si një takim me ish-të dashurin, bëjani me dije partnerit aktual, me anë të prekjeve apo me ndonjë gjest të ngjashëm që tani ai është i vetmi për ju, përcjell “Zëri”.

Kështu që nuk do të humbë vetëbesimin, dhe ndjenja e xhelozisë nuk do të rritet. Nëse ankohet që keni shikuar një djalë të pashëm në anën tjetër të rrugës, mos gënjej duke thënë që me të vërtetë ishit duke shikuar vitrinën e një butiku. Askush nuk bie në këtë, dhe është pak ofenduese kur dikush ju gënjen në këtë mënyrë.

Nëse keni frikë nga reagimet e dhunshme, më mirë i thoni që ai ju ka rënë në sy apo ju kujton një mik nga kolegji. Nëse me këto nuk jeni bindëse ndaj partnerit, dhe nuk është e sigurt që ai nuk është prekur nga xhelozia, atëherë, pyeteni atë çfarë ai mendon që duhet të bëni në situata të tilla. Nëse kërkesat e tij janë të pranueshme, përpiquni të bini dakord dhe respektojeni këtë. /ZËRI/