Si të veproni kur tradhtoheni?

Për momentin ju jeni të martuar. Vjen një moment kur bashkëshortja juaj ju tradhëton, atëherë çfarë duhet të bëni ju? Të bëni gjënë e njëjtë gjë bëri dhe ajo, apo duhet të veproni në ndonjë mënyrë tjetër?

Lifestyle

15/03/2014 10:28

Pyeteni veten nëse ende dëshironi të jeni me të

Një pjesë e kësaj këshille vjen nga një person i cili kishte përjetuar një tradhëti, por pavarësisht kësaj ai ishte në gjendje të ruaj martesën e tij. Pyetja e parë që ai i ka parashtruar vetës para se të vendoste për hakmarrje, ishte ‘A dëshiroj që une të jem ende me të”?

“Nëse përgjigja është po, atëherë mos u hakmirrni, nëse jo atëherë thjeshtë ndahuni nga ajo, por mos mendoni për hakmarrje.”

Lidhja juaj nuk mund të përjetojë dy tradhëti

Nëse ajo ju ka tradhëtuar juve dhe ju menjëherë e keni bërë një gjë të tillë, atëherë besoni se lidhja juaj mund të shkojë mirë? Natyrisht që jo, pasi ajo nuk mund t’i mbajë gjallë dy tradhëti.

Ndjehuni i hapur me partneren tuaj për ndjenjat

Nëse e dashura juaj ju ka tradhëtuar një herë, atëherë është koha për diskutim dhe qartësimin e të gjitha problemeve. Pyeteni atë pse e ka bërë një gjë të tillë. A ndihet e knaqur me ty? Tregoji për ndenjat tuaja.