Si të veprohet kur fëmijët hanë akull dhe rërë?!

Çrregullim në ushqimin e fëmijëve – si të veprohet nëse hanë atë që nuk do të duhej të hanin.

Lifestyle

02/11/2016 19:27

Nëse zgjedhin objekte druri, shkaktari është anemia, derisa sapunin e kafshojnë kur u mungon zinku.

Nëse keni vërejtur që fëmija ha rërë, dhe apo pluhur dhe është më shumë se dy vjeç, ndërmerrni diçka, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë që kjo dukuri është e rrezikshme, nëse është e shpeshtë, sepse fjala është për çrregullim në ushqim që quhet Pika.

Emrin e ka marrë nga emri në latinisht për laraskën, ndërkaq ajo është sinonim për apetitin joselektiv.

Njihet nga ajo që fëmija që ka më shumë se dy vjeç ha materie të pangrënshme, si p.sh. akull, dhe, argjilë, shkumës, pastë dhëmbësh, sapun, penj, flokë…

Disa psikologë këtë e interpretojnë si përgjigje ndaj stresit, moskujdes prindëror, çrregullim në zhvillim, ndërsa të tjerët besojnë që është tregues që fëmija ka deficit zinku, kalciumi dhe hekuri.

Vogëlushët të cilët hanë objekte druri vuajnë nga anemia, nëse hanë sapun shpesh u mungon zinku.

Nëse vogëlushët këtë e bëjnë me kokëfortësi, duhet patjetër ta dërgoni te mjeku.