Si të ushqeheni pas lindjes?

Nuk ekziston ushqimi ideal për forcimin e rezervave të energjisë suaj. Mundohuni që për mëngjes, në vend të bukës së bardhë, gjemit apo mjaltës, të hani bukë integrale apo grurë me shumë kokrra, jogurt pemësh me drithëra apo krunde.

Lifestyle

06/04/2016 18:05

Këto do të ju sigurojnë një burim më jetëgjatë të sheqerit sepse treten më lehtë.

Hani disa herë gjatë ditës. Mos lejoni që kujdesi për foshnjen t`ju ndal që të kujdeseni për veten. Mos mbani dieta të ashpra, sepse kilogramët do të bien me kohë. Konsumoni shumë lëngje, sepse gjidhënja kërkon shumë lëngje, dhe nëse nuk i siguroni rrezikoheni të dehidroni.

Hani pemë të freskëta. Pemët do të ju sigurojnë kthim të shpejtë të energjisë nëse jeni të lodhura. Mos konsumoni prodhime të gatshme të cilat premtojnë ekplozion të energjisë. Ato shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe kanë shumë kalori. Sigurojini vetes gjumë të mjaftueshëm dhe ndihmë në shtëpi.

Cili është regjimi i ushqimit për nënat gjidhënëse?

Gjatë gjidhënjes duhet të merret një sasi e konsiderueshme e proteinave, yndyrërave, karbohidrateve si dhe vitaminave dhe mineraleve. Foshnja juaj do të jetë e furnizuar me përbërës të ushqyeshëm, madje edhe nëse ju keni pamjaftueshmëri të tyre. Megjithëse, kjo nuk mund të zgjasë shumë dhe në fund do të shihet kualiteti dhe sasia e qumështit.

Ushqehuni me kujdes, gjë që nuk nënkupton të hani shumë! Humbni në peshë ngadalë, duke konsumuar ushqim të pasur me proteina, me pak yndyrë, shumë fibra, pemë dhe perime. Humbja e shpejtë në peshë liron toksina nga indi yndyror i cili mund të përfundojë në qumështin tuaj. Nëse humbni më shumë se 1 kg në javë, shtoni ushqimin. Shmangni karbohidratet (brumërat, bukën e bardhë, ëmbëlsirat), gjithashtu mos e teproni me peshkun, shkaku i përbërjes së madhe të merkurit.

Zvogëloni apo largoni konsumin e alkoholit nga ushqimi, sepse alkoholi mund të bartet në qumësht dhe mund të shkaktojë irritim tek foshnja. Merrni sasi të mjaftueshme të ujit, sepse gjidhënja hargjon shumë lëngje nga organizmi. Keni kujdes në gjërat ushqimore të cilat barten në qumësht, sepse mund të shkaktojne irritim, ngërçe apo reaksione alergjike tek foshnjat.

Si mëngjes mund t`ju shërbejë një tost me djathë të shkrirë, një enë me gricka, sallatë pemësh, patate të skuqura, omlet, krekerë me djathë, ‘frappe’ nga pemët etj. Kontrolloni sasinë e hekurit në gjak dhe me anë të këshillës së mjekut filloni ti kompenzoni rezervat e hargjuara gjatë shtatzanisë.

A duhet ti përdor vitaminat gjatë periudhës së gjidhënjes, të cilat i kam përdorur gjatë shtatzanisë?

Përdorimi vitaminave gjatë gjidhënjes nuk do të ju dëmtojë, madje do të ju ndihmojë në kompenzimin e vitaminave të cilat i mungojnë ushqimit. Gjithsesi gjatë gjidhënjes ju nevojitet kompenzimi i hekurit, ku këto tableta e përmbajnë në sasi të mjaftueshme. Gjithashtu është e rëndësishme të kompenzoni edhe kalciumin. Në tabletat e vitaminave zakonisht ka rreth 200 mg, megjithëse nëna gjidhënese ka nevojë për rreth 1000 mg kalcium në ditë, që është sasi e barabartë me 3 gota të medha me qumësht.

A e zvogëlon gjidhënja furnizmin me hekur tek nënat?

Jo, gjidhënja merr një sasi të vogël të hekurit nga trupi juaj (rreth 0.3 mg në ditë). Ju zakonisht përmes ushqimit merrni rreth 15 mg hekur në ditë. Por, nëse para lindjes keni pasur anemi, dhe humbje të gjakut gjatë lindjes, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun për kompenzimin e hekurit.

Sa kalcium më nevojitet gjatë gjidhënjes?

Doza ditore e nevojitur për sasi të kalciumit është rreth 1000 mg, dozë kjo e nevojshme për shtatzëna si dhe për të gjitha gratë e moshës 18 – 50 vjeç. Vajzat nga 14 – 18 vjeç kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë, shkaku i zhvillimit të mëtejme.

Dozën ditore të kalciumit mund ta siguroni përmes këtyre artikujve ushqimorë:

  • Tre gota jogurt
  • Rreth 50 gr djathë të forte
  • 1 gotë lëng nga portokalli i pasur me kalcium
  • 6 portokaj etj.

A është qumështi me yndyrë të plotë më i miri për mua dhe foshnjen time gjatë peridhës së gjidhënjes?

Jo, qumështi i lopës të cilin e konsumoni gjatë periudhës së gjidhënjes nuk duhet të jetë me yndyrë të plotë. Kjo nuk ndikon në kualitet të qumështit.