Si të trajtoni në mënyrë natyrale zhurmat dhe fishkëllimat në vesh

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit është mëse normale që të ndieni një zhurmë të çuditshme në vesh si pasojë e kontaktit me të ftohtin, por nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të shqetësoheni dhe të kontaktoni me mjekun tuaj.

Lifestyle

28/09/2017 16:45

Mund të jetë fishkëllimë, tingëllimë, gjëmim, kumbim, apo dhe thjesht pulsim që e ndien vetëm pacienti. Kjo gjendje shëndetësore, e njohur me emrin Tinnitus prek thuajse 17% të popullsisë në botë dhe mund të krijohet në veshin e jashtëm, të mesëm apo të brendshëm. Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjen Ménière, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, çrregullimet metabolike, sëmundjet e veshkave, çrregullimet hormonale etj, transmeton living.al.

Tinitusi mund të jetë edhe pasojë e përdorimit të disa llojeve të medikamenteve. Në qoftë se keni një problem të tillë, ju ftojme të lexoni tre trajtimet e mëposhtme:

1.Uthull molle: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antimykotike dhe antiinflamatore që neutralizojnë agjentët e jashtëm që shkaktojnë zhurmat në vesh dhe ekuilibrojnë ndjeshëm dëgjimin. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy legë gjellë uthull molle. Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiring hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose oshëtima të veshit.

2.Hudhër: Hudhra përmban alicinë, e cila përbëhet nga përbërës aromatikë me veti antiseptike dhe antiinflamatore, të cilët absorbohen menjëherë nga qelizat e brendshme të lëkurës dhe timpani i veshit. Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami. Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet. Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta. Do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm.

3.Xhinxher: Vetitë antibakteriale të xhinxherit ndihmojnë në trajtimin e tringëllimëva të veshit dhe luftojnë agjentët patogjenë që shkaktojnë infeksionet e tij. Komponimet antinflamatore zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin ndjenjën e dhimbjes. Merrni një gotë ujë dhe vendoseni të zihet për 5 minuta. Pasi të shihni bulëzat e para të vlimit shtoni një lugë gjelle me xhinxher pluhur. Pasi ta filtroni shtoni disa pika në vesh dhe mbajeni për disa minuta. Ky trajtim kontrollon presionin e veshit dhe ul ndjeshëm fishkëllimat. /Lajmi.net/