Si të silleni me të kur e dërgoni për herë të parë në shtrat?

Nuk ka më mirë se t’i lësh përshtypje asaj në seksin e parë me të. Nuk ka rëndësi sa partner seksual të mëparshëm keni pasur që të dy, çdo person është unik dhe çdo kënaqësi ndryshon.

Lifestyle

19/09/2015 13:17

Seksi është shumë i ndryshëm për femrat; për ato, seksi është më eksperimental dhe emocional, qoftë nëse e bën me të dashurin apo jo.

Kështu, çfarë duhet të bëni që t’i lini përshtypje asaj?

Nëse e dërgoni një femër në shtrat, ajo padyshim se do të nxehet si një Sahara. Kështu, ju mund t’i zotëroni të gjitha elementet teknike të seksit dhe ajo ende të mos ju marrë parasysh. Puthja rreth qafës së saj është fillimi, duke vazhduar më pas me prekje të buta. Për një mashkull, akti seksual mund të zgjasë për pak minuta, por femrat kanë nevojë që të ngrohen deri në një shkallë, që më pas të fillojë akti i vërtetë.

Kushtoni vëmendje frymëmarrjes së saj, kënaqësisë, rehatisë. Nëse ajo nuk ndjehet rehat me atë çfarë po e bëni, mos e bëni, ndaloni. Jepni asaj komplimente kur ajo është e zhveshur, pasi që kështu ju do t’ia shtoni vetëbesimin asaj.

Ju mund t’i thoni asaj diçka si, “Wow, je shumë e bukur,” apo t’i bëni kompliment për një pjesë specifike të trupit. Kështu, afrohuni shumë afër saj dhe prekeni aty ku e ndezë më së shumti, që ajo të ju përgjërojë për seks. Dhe nëse nuk e dini se ku ta prekni, prekja e organit të saj gjenital nga jashtë është veprimi më i duhur, që do ta kënaqë atë tej mase, transmeton Lajmi.net.

Shumë femra janë më të ndjeshme kur ia prekni atë nga jashtë, kështu që kushtoni vëmendje kësaj pjese para aktit të madh. Mos u frikësoni, bëjeni të thjeshtë sepse është hera e parë e juaj së bashku. Dhe, as mos u stresoni, pasi që stresi është vrasësi i aktit seksual, kështu që fokusohuni në ndjenjat fizike.

Duhet ta kuptoni që për një femër, seksi i mirë është kombinim i emocioneve dhe fizikut. Nëse ajo nuk mund të relaksohet, nuk do të jetë në gjendje të ketë orgazme. Nuk është puna se sa shpejt apo sa fort e bëni, çelësi qëndron tek arritja e një niveli të rehatisë ku ajo më pas do të ju kërkojë vetë që të bëni seks herën tjetër.

Si një rregull i përgjithshëm, mashkulli mbi femër është pozita më intime, pasi që mund të keni kontakt me sy, të putheni, dhe më shumë. Kurse, femra mbi mashkullin është pozita më e mirë për të, në termat e ndjenjave fizike; dhe ‘doggy style’ është pozita që femrat e pëlqejnë më së shumti, pasi kështu u duket sikur janë duke u dominuar apo dëshirojnë diçka më shumë. (Lajmi.net)