Si të shpëtoni nga vetullat e holla dhe pa formë

Për vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë dëshirë e shumë femrave, mirëpo, tani femrat kanë tendencë të kenë vetulla më të dendura, më të trasha dhe sa më natyrale.

Lifestyle

06/01/2016 21:08

Vetullat mund të ndryshojnë të gjithë pamjen e fytyrës suaj. Ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë. Disa gjëra nuk mund t’i rregullojmë as me ndihmën e grimit, pa marrë parasysh se sa gjatë kohë tentoni.

Por, nëse vetullat tuaja janë shumë të holla ose vitet e kanë bërë të vetën, shihni trajtimet natyrale për rigjenerimin e tyre.

Pse është i rëndësishëm rigjenerimi dhe kujdesi i vetullave?
Vetullat kanë aftësinë të rriten më shpejt se flokët. Duhet ti mirëmbani dhe trajtoni njëlloj sikur flokët tuaj. Por, ndonjëherë edhe kujdesi i tepërt i tyre si abuzimi me preparate të ndryshme mund ti rrallojë qimet apo ti ngarkoni vetullat me laps.

Edhe nëqoftëse nuk keni nevojë të trashni vetullat, këto trajtime janë shumë të dobishme, sepse gradualisht me kohë ushqejnë dhe mirëmbajnë vetullat në formë të përsosur. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulet e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura. Mund të bëni edhe piling të butë për forcimin e qimeve. Nuk ju duhet shumë kohë që ti aplikoni këto trajtime, dhe vetullat tuaja pa dyshim do të jenë mirënjohëse.

Përgatitja
Pastroni mirë brushën për vetulla ose brushën e rimelit dhe me të aplikoni përzierjen, kremin apo vajin. Ne ju rekomandojmë tri lloj trajtimesh- çajra bimorë, vajra natyrore si dhe lëvorja e limonit. Është gjithashtu e rëndësishme që të krehni dhe shkurtoni qimet e vetullave një herë në javë.

Çajërat bimore
Për rigjenerimin e vetullave, çaji i gjelbër është i shkëlqyer. Vendosni një lugë gjelle me gjethe jeshile në një gotë me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 15 minuta. Hiqeni nga të nxehtit, mbulojeni me diçka dhe lëreni të ftohet. Merrni një shkop pambuku për veshë dhe lejoni që të përthith ujin e vluar me çaj të gjelbër dhe lyeni vetullën në drejtim të rritjes së qimeve. Aplikoni disa herë kështu dhe mos i shpëlani vetullat. Lëreni që të thahet vetvetiu në mënyrë natyrale. Në këtë mënyrë stimuloni folikulet e qimeve dhe forconi rrënjët. Por, mbani mend se për rezultate duhet të prisni 2 deri 3 muaj.

Vajëra natyrore
Për rigjenerim të flokëve më të mirë janë vaji i bajameve, ullinjve dhe vaj ricini. E njejta gjë vlen edhe për vetullat. Këto vajra ushqejnë qimet dhe forcojnë rrënjët e saj. Depërtojnë në lëkurë, si dhe forcojnë qimet nga brenda. Përdorni një nga këto vajra. Aplikoni vajin dhe krehni vetullat çdo natë para gjumit. Në mëngjes shpëlani dhe pastroni ato. Ky trajtim rekomandohet për këdo që dëshiron ti mirëmbajë vetullat dhe të parandalojë rënien e qimeve.

Lëvorja e limonit
Përzieni dy lugë me lëvore limoni si dhe një lugë çaji vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për 5 ditë. Pasi të jetë gati përzierja, aplikoni një sasi të vogël të kësaj përzierje me brushë të vogël ose me gishta. Lëreni për disa orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni çdo ditë për dy javë rresht dhe do të vëreni mënjëherë ndryshim.