Si të shpëtoni nga lythat?

Lythat janë shqetësime që lindin si pasojë e virusit human papilloma, i cili ka mbi 100 lloje, dhe këto lloje të ndryshme ndikojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të sistemit imunitar që ka çdo njeri.

Lifestyle

07/08/2015 09:18

Fakti se lythat i shkaktojnë një virus, do të thotë se ato mund të përhapen në trup. Lythat mund të qëndrojnë në sipërfaqe minimumi për 6 muaj, 2 vjet apo për një periudhë kohore edhe më të gjatë.
Disa metoda që mund të përdorni në kushte shtëpie janë;

Uthull molle
Kjo mënyrë përmban veti të forta inflamatore, të cilat janë shumë efektive për të hequr bakteret dhe virusin që shkakton lythat. Lani zonën që keni lytha para dhe pas përdorimit dhe aplikojeni uthullën me anë të një pambuku. Përdoreni këtë mënyrë para se të flini, në mënyrë që zona me lythë të qëndrojë e lyer për një kohë të gjatë. Përdoreni çdo ditë derisa lythat t’ju zhduken.

Hudhra
Shtypni hudhra dhe me lëngun e saj lyeni zonat problematike. Bëjeni këtë gjë dy herë në ditë, derisa lythat të zhduken.

Mjaltë i papërpunuar
Kjo është një nga mënyrat më efektive. Lyeni zonën me lytha, me mjaltë të papërpunuar, dhe me ndihmën e një fashe lidheni pjesën me lytha dhe lëreni 24 orë. Përsëritni të njëjtën gjë çdo ditë. /albeu