Si të shëroni dhimbjet e dhëmbit për pak minuta – Lajmi.net
Si të shëroni dhimbjet e dhëmbit për pak minuta
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 21:12, 19 March 2017
Shumë fëmijë dhe të rritur preken nga dhimbjet e dhëmbëve, të cilat vijnë si pasojë e degradimeve të dhëmbëve. Bakteret orale në gojën tuaj, të cilat ushqehen nga sheqeri, prodhojnë acide, të cilat çojnë në shkatërrimin e dhëmbëve.

Ja disa mënyra se si të shpëtoni shpejtë nga dhimbjet e dhëmbëve, në kushtet e shtëpisë:

Ujë të ngrohtë me kripë – Përzieni një lugë me krupë në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë do të reduktojë enjtnjen e shkaktuar nga dhimbjet e dhëmbit, pasi të shpërlani me të gojën.

Vaj për infeksionet e dhëmbit – Hidhni dy lugë me vaj në gojë dhe trazojeni atë në gojë për rreth 15-20 minuta. Përfitimi më i madh nga vaji është se ai redukton bakteret e dëmshme në gojë, duke larguar infeksionet.

Kripë dhe piper për lehtësimin e dhimbjeve – Të dyja kanë veti të fuqishme anti bakteriale. Ato mund të lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve. Merrni masa të njëjta të kripës dhe të piperit. Përziejini dhe shtoni pak ujë, në mënyrë që të krijohet një masë e vetme në formën e pastës. Aplikojeni në dhëmbin ku ndiheni dhimbje dhe më pas lëreni të veprojë për disa minuta.

Hudhra për dhimbjet e dhëmbit – Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Shtypni një hudhër dhe përziejeni atë me pak kripë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar. Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë rresht.

Karafili – Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Xhinxheri – Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të.

Qepa – Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni nj qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju krijon probleme.

Fjalët kyçe: Dhimbja e dhëmbit

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2