Si të ruani jetëgjatësinë e baterisë së telefonit apo laptopit tuaj

Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e duhura, të cilat do ju ndihmojnë për të pasur një baterisa më jetëgjatë për telefonin dhe laptopin tuaj.

Auto & Tek

15/06/2018 13:56

Për të zgjatur sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë, duhet të ndiqni këto udhëzime si;

Përdorni mjetet për kujdesin e baterisë tek laptopi
Prodhuesit e kompjuterëve, si Lenovo apo Sony, shpesh herë ofrojnë mjete për mirëmbajtjen e baterisë, të cilat ndalojnë automatikisht baterinë që të shkarkojë të gjithë energjinë, e cila mund ta shkatërrojë atë shumë shpejt.

Mbajini telefonin dhe laptopin në një vend me temperaturë normale
Temperaturat e larta gjithmonë i shkatërrojnë bateritë. Mos i lini laptopin, telefoninose pajisje të tjera në vende me temperatura të larta; sigurohuni që laptopi nuk është shumë i nxehtë, po ashtu edhe telefoni.

Mos e lini telefonin në karikim kur është plot me bateri
Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëjnë me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend, bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

Mos e lini që bateria e telefonit apo laptopit të bie në zero
Bateritë moderne të ditëve të sotme nuk duhet të shkojnë në zero dhe të furnizohen sërish me energji që jetëgjatësia e tyre të rritet më shumë. Mundohuni ta mbani baterinë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

Zgjidhni opsionin “Sleep” në vend që ta fikni laptopin
Ta fikësh laptopin dhe ta ndezësh sërish, harxhon më shumë bateri se ta vendosësh në opsion “Sleep”. Ndërsa opsioni “Hibernate” ruan më shumë baterinë se sa opsioni “Sleep”, por merr më shumë kohë që laptopi të fillojë të funksionojë normalisht.

Rregulloni dritën e ekranit
Nëse ekranin e telefonit e keni me dritë të fortë, bateria do të zgjasë më pak, prandaj klikoni tek konfigurimet dhe zvogëlojeni dritën në ekran. Ndriçimi i ekranit ndikon edhe tek bateria e laptopit.

Përdorni aplikacionet për ruajtjen e baterisë
Kur telefoni nuk ka fare bateri, aplikacionet që ju ndihmojnë të zgjasni baterinë, do të ndihmojnë gjithashtu që telefoni mos të shkatërrohet shumë shpejt.