Si të përmirësoni jetën tuaj seksuale pas lindjes së fëmijës?

Të bëhesh prind sjell gëzim të madh, por te disa çifte jeta seksuale e mirë nuk i përket njërit nga këto gëzime.

Lifestyle

18/01/2017 20:01

Edhe kur të kalojnë të gjitha angazhimet rreth foshnjës së vogël, shumë prindër ende ndjehen të lodhur ose të zënë që të kenë marrëdhënie të rregullta seksuale në martesë. Studimet e fundit kanë lajme të mira për prindërit që duan jetën e tyre seksuale ashtu siç ishtë para lindjes së fëmijës.

Hulumtimet tregojnë se në qoftë se partnerët ndajnë përgjegjësitë për fëmijën – atëherë edhe jeta e tyre seksuale është më e mirë, si në aspektin e shpeshtësisë, por edhe të cilësisë. Çifte të tilla kanë një jetë të mirë martesore, plot mirëkuptim dhe respekt.

Në të kundërt, te çiftet ku gruaja ka barrën më të madhe për ruajtjen e fëmijës dhe punët e shtëpisë, jeta seksuale pothuajse zhduket, dhe në qoftë se ka, cilësia është e keqe.

Psikologët besojnë se seksi i shpeshtë tek çiftet që kanë angazhime të përbashkëta rreth fëmijëve do të thotë se tek ata zotëron atmosfera e ngrohtë emocionale. Intimiteti emocional është shumë i rëndësishëm, por ajo nuk vlen tek çiftet tek të cilat vetëm njëri prind është i ngarkuar me detyrat e kujdesit për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

Distanca emocionale që ndodh në çifte, tek të cilët vetëm njëri prind merr pjesë në rritjen e fëmijëve dhe në punët e shtëpisë, është shumë shkatërruese për një marrëdhënie. Intimiteti emocional është çelësi për marrëdhënie të mira në martesë dhe në këtë mënyrë për seks të rregullt. Nëse jeta juaj seksuale vuan për shkak të këtyre gjërave, ne ju japim disa këshilla se si të merreni me të:

1.Bisedoni me partnerin tuaj që të përpiqeni për të gjetur një ekuilibër për ruajtjen e fëmijëve. Edhe pse kjo tingëllon e thjeshtë, ajo nganjëherë mund të jetë shumë e vështirë nëse ju futeni në një rutinë, siç është, për shembull, që njëri nga ju shikoni TV, ndërsa tjeri gatuan dhe pastron shtëpinë. Prandaj organizoni dhe ndani përgjegjësitë për fëmijët.

2. Nëse vetëm ju jeni përgjegjës për kujdesin e fëmijëve, mos e drejtoni gishtin vetëm te partneri, por pyesni veten se si keni lejuar që të jetë kështu. Po të mos kishit lejoni këtë kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Mundohuni për ta korrigjuar këtë.