Si të përgatisni lëngun e gjelbër më të shëndetshëm në botë?

Një përzierje fenomenale e frutave, e perimeve, prodhimeve të qumështit, farave dhe arrave është mundësia më e mirë për ta nisur ditën. Mësoni se si t’i kombinoni ushqimet për ta bërë smoothien më të shëndetshëm në botë.

Lifestyle

09/05/2015 17:55

Harrojini kafetë, cajrat dhe pijet e tjera kafeine. Nëpërmjet të disa kombinimeve mund të bëni një pije që në cast do t’ju kthjellë dhe do t’ju japë energji të jashtëzakonshme për gjithë ditën.

Është shumë me rëndësi që pija juaj e shëndetshme të përmbajë disa perime të gjelbra, të cilat për shumë njerëz nuk është e përshtatshme si shije, por nëse ato përzihen drejt me përbërës të tjerë, mund të fitohet një pije shumë e shijshme.

Baza për smoothie të shëndetshme

Secila përzierje e shëndetshme duhet të ketë një ushqim bazë, e më të mira janë treguar bananja dhe avokadoja për shkak të teksturës me krem që kanë ato. Në bazën ushqyese shtoni detyrimisht edhe kokrra frutash të kuqe të ngrira sipas dëshirës, për të plotësuar sasinë e nevojshme të antioksidantëve, pas këtyre në radhë vjen një copë akulli dhe perimet e gjelbra. Mbi tërë këtë shtoni qumësht a jogurt dhe tanimë jeni gati të ndizni blenderin.

Perime të gjelbra

Derisa të mësoheni me shijen e këtyre perimeve të gjelbra, duhet të filloni me sasira të vogla. Nëse perimet e gjelbra do t’i vini në sasi të njëjtë me frutat, besoni se aspak nuk do t’ju pëlqejë shija e shejkut.

Rekomandimi ynë është që tëfilloni me gjethe lakre dhe spinaqi. Me kohë, sikurse mësoheni me shijen, ashtu edhe rriteni sasinë e perimeve të gjelbra në shejkun tuaj. Kjo është mënyra e vetme e konsumimit të perimeve të gjelbra, sidomos nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i tyre.

Kombinimet më të mira

Rovoni disa kombinime të shijshme e të siksesshme që i kemi gjetur për ju:

  • Bananë, lakër jeshilemango të ngrirë, qumësht bajamesh
  • Bananë, spinaq, ananas, qumësht kokosi
  • Avokado, trangull, qershiza të ngrira, qumësht bajamesh
  • Bananë, mangel, dredhëza të ngrira, qumësht kokosi
  • Bananë, majdanoz, ananas, qumësht bajamesh

Kur flitet për smoothie për mëngjes, e vetmja veti negative është se vështirë na ngop dhe na mban pa ushqim deri në drkë. Nisur nga kjo arsye në mëngjesin tuaj të shëndetshëm mund të shtoni disa lugë fara lini ose gjalpë kikirikash a bajamesh. Për t’ia përmirësuar shijen mund të shtoni në të edhe ca mjaltë e fara për një dozë të vecantë nutriene. /femra.net/