Si të përgatisni lëkurën për ardhjen e pranverës, maska natyrale që eleminon toksinat dhe rigjeneron fytyrën

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, dehidratimi, djersitja, regjimi ushqimor i varfër në vlera ushqyese dhe ekspozimi i pakufizuar në të ftohtë  janë disa prej shkaqeve, të cilët po ‘’shkatërrojnë’’ fytyrën tuaj.

Lifestyle

05/03/2018 14:32

Nuk harrojmë të përmendim as toksinat e ndryshme të ambientit dhe përdorimin e produkteve kozmetike të pacertifikuara ose në rastin më të keq fallco, që ndikojnë drejtpërdrejt në plakjen dhe përkeqksimin e lëkurës së fytyrës, si pasojë e mungesës së oksigjenimit të saj.

Për ta parandaluar këtë e rëndësishme që edhe fytyra t’i nënshtrohet një procesi detoksikimi, e cila jo vetëm e pastron lëkurën, por edhe e mbron nga radikalet e lira dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Në këtë artikull ju propozojmë një maskë 100% natyrale që detoksikon dhe rigjeneron lëkurën tuaj, e njohur ndryshe si maska me hudhër.

Hudhra është një aleat i rëndësishën në kujdesin për fytyrën pasi ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, vitamina, minerale dhe përbërës me veti antiinflamatore si salicilina që lufton inflamacionet e ndryshme të lëkurës.

Përbërësit: 3 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle argjilë të bardhë , 3 lugë gjelle mjaltë dhe ujë trëndafili. Qëroni fillimisht hudhrat dhe shtypini me frulator derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni më pas argjilën e bardhë, mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen e avashtë të përbërësve. Shtoni pak ujë trëndafili në mënyrë që maska të bëhet më e ujshme. (Ujin e trëndafilit mund ta blini të gatshëm, edhe pse është më e këshillueshme ta bëni vetë duke zier disa petale).

Pasi maska të jetë lidhur e gjitha, është koha të pastroni fytyrën nga truku i përditshëm. Aplikoni maskën me gishta ose me një penel në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, kujdes me sytë pasi hudhra ka sulfat zinku që mund të krijojë irritime. Lëreni të veprojë ëpr 15-20 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fill pas maksës përdorni hidratuesin e zakonshëm ose pak vaj kokosi.