Si të përdorni mjaltin për eleminin e rrathëve të zinj të syve dhe hidratimin e lëkurës

I pasur me minerale, acide organike, antioksidantë, përbërës me veprim të fuqishëm antiiflamator dhe një sërë vitaminash, mjalti është një ndër produktet më dobiprurës që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të gjithësecilit prej nesh, pavarësisht moshës.

Lifestyle

26/10/2017 23:36

Përveç përfitimeve të shumta shëndetësore (konsumi i mjaltit mban nën kontroll nivelin e sheqerit, parandalon oksidimin e venave dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, detoksifikon rrugët e frymëmarrjes etj), mjalti njihet gjithashtu si një alet i bukurisë, transmeton Living.al.

Ne sjellim për ju dy receta me mjaltë që hidratojnë buzët dhe eleminojnë rrathët e zinj poshtë syve, dy receta të vlefshme që ju nevojiten në çdo kohë.

1.Maskë për eleminimin e rrathëve të zinj poshtë syve: Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem estetik për shumë femra. Ata mund të shfaqen si pasojë e lodhjes, pagjumësisë, regjimit ushqimor të varfër dhe çrregullimeve hormonale. Nëse jeni lodhur prej tyre, duhet të provoni trajtimin e mëposhtëm me mjaltë. Në një enë bashkoni 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji me kos natyral. Pasi të përzieni të tre përbërësit bashkë, aplikoni maskën e sapoformuar tek rrathët e zinj dhe lërini të veprojë për 20 minuta. Ky trajtim duhet përdorur 1-2 herë në javë.

2.Maskë për trajtimin e buzëve të çara: Një ndër gabimet më të mëdha që bëni gjatë ritualit të përkujdesjes së përditshëm është mungesa e hidratimit të buzëve, për të mos thënë që për shumë prej jush buzëkuqi është produkti i vetëm që aplikoni mbi buzë. Living ju propozon një maskë shumë të thjeshtë e cila duhet aplikuar vazhdimisht gjatë dimrit. Bashkoni 1 lugë çaji sheqer, një lugë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri. Më pas me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni buzët për dy minuta. Ky loj scrubi natyral eleminon plotësisht lëkurën e plasaritur dhe zbut buzët tuaja.