Si të përdoret Apple Pay? E gjitha çfarë keni nevojë të dini

Apple Pay, portofoli digjital i Apple është tani këtu.

Auto & Tek

21/10/2014 17:00

Nëse keni një iPhone 6 ose iPhone 6 Plus, ju tani edhe zyrtarisht mund të filloni të bleni gjëra me vetëm një prekje gishti dhe vetëm duke e lëvizur celularin tuaj në një sistem të një Pike të Shitjes (POS).

Por, çfarë duhet të dijmë rreth Apple Pay? Çfarë e dallon atë nga sistemet e tjera për blerje?

Apple Pay punon me këto kredit karta
Apple lansoi Apple Pay me një mbështetje për tri kompanitë më të mëdha të kredit kartelave: Visa, MasterCard dhe American Express. Kështu që, këto tre kompani mbulojnë tani 90% të tregut në botë, bazuar në të dhënat e CardHub, transmeton Lajmi.net.

Ky është një lajm i mirë. Por lajmi i keq është se këto kompani janë vetëm pjesë të ekuacionit. Sidoçoftë, nëse ka probleme për blerje me kartën tuaj, është për shkak se banka në të cilën jeni klient nuk e mbështetë Apple Pay.

Të shtosh një kredit kartelë në Apple Pay
Njëjtë si me Google Wallet, ju mund të përdorni kamerën e celularit tuaj për të kapur një imazh të kartelës suaj të kreditit dhe Apple Pay automatikisht do të vendosë emrin dhe numrin e kartelës, transmeton Lajmi.net. Ajo çfarë ju duhet të bëni më pas është që vetëm ta shënoni kodin e sigurisë dhe datën e skadimit (vetëm një herë).

Tani jeni në rregull që të paguani
Për të kompletuar një transaksion në Apple Pay është shumë e lehtë, por përfshinë disa elemente: një iPhone 6 (ose 6 Plus) së bashku me të dhënat e kartelës në Apple Pay; një sistem NFC POS (Dyqanet e Apple përdorin Verifone iPhone POS); dhe shenjat e gishtrinjëve tuaj në Touch ID.