Si të pastroni krejtësisht arteriet e zemrës, vetëm me hudhër dhe limon

Hudhra dhe limoni mund t'iu asociojë në përdorimin e tyre për aromatizimin e peshkut.

Lifestyle

13/12/2018 21:41

Por këto ushqime gjithashtu kanë veti që përmirësojnë shëndetin, transmeton lajmi.net.

Një mënyrë në të cilën hudhra dhe limoni mund të jenë të dobishme është shtimi i shëndetit të arterieve tuaja.

Kur niveli i kolesterolit “të keq” është shumë i lartë, mund të ndërtohet në muret e arteries. Kjo ulë rrjedhën e gjakut dhe mund të çojë në sulme në zemër ose goditje në tru.

Ndërsa ekzistojnë medikamente për të reduktuar kolesterolin e keq, ndryshimet në dietë, gjithashtu mund t’ju sjellin dobi.

Hapi i parë:

Qendra Kardiovaskulare Cebu këshillon që të përfshini sa më shumë hudhër në gatimet tuaja të përditshme. Hudhra është një shtesë e këndshme për salcat e sallatës, makarona, supë, mish të pjekur, perime dhe patate të skuqura.

Hapi i dytë:

Provoni shtesa hudhre. Nëse nuk iu pëlqen shija e hudhrave në ushqim, por dëshironi të përfitoni nga hudhra për shëndetin e zemrës, shtesat e hudhrave mund të jenë të dobishme për ju.

Megjithatë, ato nuk janë të rregulluara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, kështu që përbërja e tyre mund të jetë e diskutueshme. Bisedoni me mjekun tuaj për këshilla në lidhje me shtesat e hudhrës, para se t’i provoni ato.

Hapi i tretë:

Gatuani me limon. Limonat janë jashtëzakonisht të lartë në vitaminë C. Shoqata Amerikane Dietetike vëren se vitamina C është antioksidant i fuqishëm që lufton substancat e dëmshme të quajtura radikale të lira, duke ndihmuar në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun para se të filloni ndonjë regjim të ri dietik, përfshirë këtu edhe përdorimin e shtojcave, për të përcaktuar nëse ato janë të sigurta për organizmin tuaj. /Lajmi.net/