Si të pastroni hidrosanitaret dhe tualetin me 3 përbërës që i keni të gjithë në shtëpi – Lajmi.net
Si të pastroni hidrosanitaret dhe tualetin me 3 përbërës që i keni të gjithë në shtëpi
Autori: Lajmi.net Lifestyle 14:39, 18 February 2018
Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar higjienën e saj.

Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni,si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori. Për këtë arsye duhet të gjeni zgjidhje alternative të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin.

Ju nevojiten 3 përbërës kripë, uthull molle dhe sodë buke. Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret nga banjoja juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur.

Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, sikundër edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit.

Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht.

Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni. /Living/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO