Si të pastrojmë mykun nga muret e shtëpisë?

Problem i mykut nuk është vetëm estetik por edhe shëndetësor. Shkaktari kryesor i formimit të mykut është lagështira.

Lifestyle

12/02/2017 19:03

Por si duhet të veprojmë në këtë rast?

• Pastroni zonën e prekur nga myku me anën e ujit të oksigjenuar 130 gradë. Pasi e keni fërkuar murin me një copë të zhytyr në ujë të oksigjenuar e lini të pushojë për disa ditë.

• Edhe uthulla e bardhë vepron mbi mykun dhe është nje metodë edhe më e thjeshtë. Përzieni 2 gota uthull me 1 lt ujë të nxehtë dhe më pas e pastroni murin me anën e një cope të zhytur në këtë përbërje. Edhe në këtë rast myku do të jetë zhdukur pas disa ditësh, shkruan living.

• Përzieni 3 lugë sodë bikarbonat, 1 lt ujë, 3 lugë ujë të oksigjenuar 30 gradë, dhe 3 lugë kripë. E hidhni këtë përbërje në një shishe që spërkat (për shembull në atë të ilacit të xhamave që tashmë ka mbaruar) dhe më pas e spërkatni murin. E lini të veprojë disa ditë.

• Në asnjë mënyrë mos përdorni klor (Açe) kundër mykut edhe pse mund të duket si një produkt mrekullibërës. Ai do të zbardhë muret tuaja pothuajse menjëherë.

• I lyeni muret tuaja me një bojë të posaçme e cila nuk e lejon krijimin e mykut duke qënë se është më rezistente ndaj lagështirës.