Si të parandaloni plakjen e trurit

Truri ynë humb volumin me kalimin e kohës, por një lajm i mirë është se ai është një makinë e aftë për të rifituar aftësinë për të mësuar gjëra të reja gjatë gjithë jetës.

Lifestyle

11/04/2017 01:39

Këtu janë disa mënyra unike të rekomanduara nga specialistë të shëndetit mendor që sigurojnë që truri të qëndrojë i ri.

1.Yoga

Përveç përmirësimit të fleksibilitetit tuaj, yoga gjithashtu ka treguar se mund t’ju ndihmojë të relaksoheni duke nxitur funksionimin e trurit. Një studim në mbi 100 të rritur të moshës 55 vjeç ka gjetur se njerëzit të cilët praktikonin yoga tre herë në javë për vetëm tetë javë,  kanë përmirësime në funksionin kognitiv dhe koncentrim. Yoga kërkon që të përqëndroheni në frymëmarrje dhe kontroll, për t’ju ndihmuar që  të përqëndroheni më mirë.

2.Erëzat

Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të trurit tuaj. Disa barëra dhe erëza kanë treguar që ndihmojnë në shëndetin njohës dhe në kujtesë. Shafrani i Indisë është një  erëz e njohur për ngjyrën e saj të verdhë të ndritshme dhe është një ndër erëzat më të dobishme.

3.Meditimi

Meditimi jo vetëm që zvogëlon stresin, rrit lumturinë dhe rrit vetëdijen, por është goxha i mirë për kujtesën tuaj. Një studim i Harvardit ka gjetur se duke medituar tre here në javë, në gjysmë ore seanca, pjesëmarrësit kishin rezultate shumë të mira përsa i përket kujtesës e jo vetëm.

4. Lojërat

Një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin të ri është edhe praktikimi i lojërave të ndryshme logjike. Këto lojra janë efikase për të patur një kujtesë të mirë. Studimet  kanë gjetur se njerëzit që kishin një histori të jetës për të mbajtur në mendjen e tyre, njerëzit të cilët lexonin dhe luanin lojëra logjike kishin shumë më pak gjasa që të zhvillonin komplikacione që lidhen me trurin.

5.Ping-pong-u ose sporti i trurit

Loja padyshim zhvillon reflekset tuaja dhe kërkon nga ju reagim instinktiv dhe në mënyrë  të shpejtë. Ping pong është një mënyrë e thjeshtë që të angazhoni disa pjesë të trurit. Studimet kanë treguar se ping-pongu  mund edhe të përmirësojë rrjedhjen e gjakut në tru dhe potencialisht largon çmendurinë. Nuk është çudi që ai është quajtur  edhe “sport i trurit”.