Si të organizoni kuzhinën që të hani më pak?

Kur kemi shumë ushqim të ekspozuar përpara nesh është shumë e vështirë t\'i rezistojmë për shkak të shijes që kanë dhe kënaqësisë që japin gjatë konsumimit të tyre.

Lifestyle

04/05/2014 19:53

Janë disa metoda psikologjikë që do ndihmojnë në kualitetin e të ushqyerit dhe konsumimit më të pakët të kalorive.

Ekspozoni ushqimet me pak kalori para jush

Duke i vendosur ushqimet të cilat konsiderohen se kanë pak kalori përpara jush, truri do dërgojë sinjale se kemi diçka për të ngrënë, pavarsisht se cili është ai ushqim, mjafton të kemi diçka e cila nuk do na shtojë peshë.

Servireni ushqimin në pjata të vogla

Cilado shujtë e dites qoftë ajo preferohet të serviret në pjatë më të vogël për arsye do japi përshtypjen se kjo është e gjitha çka mund të konsumojmë për atë vakt.

Ju do konsideroni që keni ngrënë vetëm 1 pjatë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, andaj kaloritë që do merrni në pjatën më të vogël janë më të pakta për shkak të sasië së ushqimit që ka në të.

Përdorni gotat e holla dhe të gjata

Truri do përceptojë sikur kemi diqka në sasi shumë të madhe po të vendosim pijet në një gotë të thellë e të gjatë, por që realisht ajo sasi është shumë më e vogël se sa ajo që konsumojmë në gotat e zakonshme.