Si të mbroni flokët nga djegiet e diellit të verës

Përse flokët janë më të rrezikuar këtë periudhë të vitit sesa në çdo stinë tjetër?

Lifestyle

27/06/2017 00:44

Detyrat e shtëpisë për këto pushime janë: tregoni kujdes të veçantë si në plazh, ashtu edhe në dush, madje edhe gjatë natës. Ja disa këshilla të vlefshme për ju: Ashtu si lëkura, edhe flokët duhet të mbrohen në verë nga dielli. Rrezet tij janë të dëmshme, era i than flokët dhe dobëson rrënjën e tyre. Rrezet UV largojnë melaninën që u jep shkëlqim flokëve. Por ekziston zgjidhja: kemi trinomin shampo, balsam, maskë.

Në plazh duhet të mbrojmë flokët nga rrezet e diellit, sepse flokët mund të thahen. Pra, për të shmangur këtë efekt aplikoni vaj me factor mbrojtës para ekspozimit në diell. Ai do t’i forcojë flokët, do t’i mbrojë nga rrezet e dëmshme dhe do t’u japë shkëlqim. Ashtu si edhe për kremin me faktor mbrojtës, edhe vaji duhet të aplikohet çdo dy orë dhe pas notit.

Mund të zgjidhni të përdorni një kapele, nje turban trendy për të mbrojtur lëkurën dhe për të shmangur djegien nga dielli. Qëndroni nga pak edhe në çadër!

Mbajini flokët të mbledhur për të shmangur këputjen e tyre, sidomos gjatë dushit. Gjatë ditës mund të bëni gërsheta të ndryshëm, i japin stil pamjes suaj dhe janë praktikë dhe mbrojtës në të njëjtën kohë.

Pini shumë ujë

Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për trupin dhe shëndetin, por edhe për të pasur flokë të ushqyer. Harrojeni efektin kashtë! Dy litra ujë në ditë i japin flokëve një pamje të shëndetshme dhe rrezatuese.

Lajini flokët menjëherë me ujë të freskët pasi të jeni larë në det ose pishinë, për të hequr kripën apo klorin të cilët dobësojnë kurorën e kokës. /Lajmi.net/