Si të mbrohemi nga alergjitë e pranverës

Këshilla për t’u mbrojtur.

Lifestyle

24/03/2017 01:45

Stina e pranverës së bashku me bukurinë e saj dhe temperaturat e ngrohta vjen edhe me shumë alergji sidomos nga poleni i luleve.

Nga institutet e kujdesit të shëndetit në SHBA, vijnë një sërë këshillash për t’u mbrojtur nga pasojat e këtyre alergjive.

– Nënshtrojuni testimit për alergji,
– Nisni trajtimin me medikamente para se t’ju shfaqen simptomat e para,
– Nëse ju shfaqet alergjia, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë,
– Bëni sa më shpesh dush dhe lahuni shpesh me shampom trupin dhe flokët tuaj,
– Në shtëpi dhe në veturë, mbani dritaret të mbyllura dhe përdorni ajrin e kondicionuar,
– Vini kapele të gjerë,
– Vini syze dielli të errëta, që mos të keni kontakt me polenin dhe mykun,
– Shmangni tharjen e rrobave në kohën kur jashtë ka shumë polene,
– Bëni fitnes.

Këto këshilla iu ndihmojnë që sado pak të mbroheni nga alergjitë që i shkakton poleni i luleve gjatë stinës së pranverës./21Media