Si të mbani mend gjithçka? Truk i shpejtë dhe i lehtë (Video)

Disa njerëz janë më të mirë në aspektin e të mbajturit mend fakte, fytyra dhe emra, por ka truqe të caktuara të cilat do t’i ndihmojnë edhe personat me memorien më të dobët të mbajnë mend gjithçka. Në një video të publikuar së fundmi, Aaron Topaz nga “Positively Brainwashed” na tregon se si ta bëjmë këtë.

Lifestyle

16/12/2016 15:35

Sipas Topaz, çelësi për të mbajtur mend është po aq i thjesht sa ‘ALI’; Ndërlidhja (Association), Vendodhja (Location) dhe Imagjinata (Imagination). Në videon e tij, Topaz na mëson si t’i përdorim këto tri teknika për të mbajtur mend thuajse çdo gjë. P.sh., kur është fjala për të mbajtur mend disa numra, Topaz e ndërlidhë çdo numër me një emër apo folje, transmeton Telegrafi.

Numri 25 është Babadimri duke dhënë dhurata, pasi që në datën 25 dhjetor janë Krishtlindjet. Numri 07 është agjenti James Bond duke mbajtur një armë, pasi që ndryshe njihet si agjenti 007. Ky truk na ndihmon të mbajmë mend shumë numra dhe shumë lehtë mund të mësohet.

Përderisa në fillim mund t’ju duket paksa e vështirë, faktikisht nuk është e vështirë. Me pak praktikë dhe dedikim, ju do ta përmirësoni memorien në afat rekord. Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme të Topazit rreth kësaj dukurie. /Telegrafi/