Si të mbajmë kafshët shtëpiake?

Jeni adhurues i kafshëvë shtëpiake? Shumë në rregull. Mjafton të zgjedhni cilën kafshë do të merrni si shoqëruesin tuaj dhe brenda pak kohe do jetë ndoshta personi që do shoqëroheni më shumë kur jeni në shtëpi.

Lifestyle

15/05/2014 23:43

Kafshët shtëpiake tek shumë njerëz janë shoqërues shumë të mirë. Shumë njerëz nëpër botë i kushtojnë shumë rëndësi kujdesit ndaj kafshëve që posedojnë.

Shpenzojnë shuma materiale për t\’i blerë fillimisht ato e më pas edhe për tu kujdesur në mënyrë shumë të veqantë. Cilado qoftë ajo kashfë, shpezë, krijesa të ujit të gjitha nga to kërkojnë kujdes në mënyrën e vet.

Janë disa kushte të cilat përpos kujdesit ndaj tyre edhe në duhet të kujdesemi për veten dhe ambientin ku ato rrijnë.

Hulumtoni për llojin e kafshës që do vendosni ta merrni, kështu ju edhe do keni më shumë njohuri rreth asaj se çka do sjellni në shtëpi dhe si duhet kujdesur për atë lloj krijese;

Jepini ushqim të posaqëm sepse ajo kafshë do jetë e shëndetshme vetëm nëse konsumon ushqimin i cili është specifik për ta;

Mësojeni të sillet mirë sepse kështu nuk do ju shkaktojë trazira dhe tollovi brenda shtëpisë;

Organizojeni një vend të posaqëm për ta, vend ky i cili do sigurojë kohën e gjumit dhe hapsirën kur ata vetëm do qëndrojnë, përndryshe në mungesë të kësaj hapsire ata do shëtisin nëpër gjithë hapsirën e shtëpisë;

Pastrojini çdo herë, varësishtë nga lloji i kafshës që keni sepse kështu ju do shmangni infeksionet dhe sëmundjet të cilat mund të përcillen edhe tek njeriu;

Kujdes! Mos i ushqeni kafshët tuaja më ushqimet që mund t\’i konsumojë edhe njeriu e sidomos me gjërat të cilat do të mund t\’i ngulfasnin