Si të kuptoni nëse një vezë është prishur? (Foto)

Për të parë nëse veza është e freskët ose jo, mund të bëni këto mini-eksperimente të thjeshta në shtëpi.

Lifestyle

08/11/2016 10:37

Tundeni vezën afër veshit

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për të këptuar nëse një vezë është e freskët ose jo. Nëse tundni një vezë të freskët, nuk do të dëgjoni asgjë. Nëse ka ndonjë zhurmë të çuditshme që vjen nga brendësia e vezës, është e prishur, mos e konsumoni. Zhurma ndodh sepse veza e prishur ka thithur më shumë ajër, dhe janë ndarë e bardha me të kuqen e vezës.

Bëni testin me ujë

Three glasses of water containing eggs, each egg at different level in the glass (sink or float egg freshness test)

Mënyra më e sigurt. Merrni një tas ose gotë me ujë dhe provoni nëse veza është e prishur ose jo.

1– Nëse veza qëndron në fund të gotës është shumë e freskët.

2– Nëse qëndron në mes të gotës, nuk është e freskët, megjithatë mund ta konsumoni sa më shpejt.

3– Nëse veza noton mbi sipërfaqen e ujit, është e ndenjur, prandaj nuk duhet ta konsumoni./http://shendeti.com.al/