Si të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është i sigurt, përmes Google Chrome

Google ka lansuar një mjet të ri që u tregon përdoruesve kur informacioni i tyre identifikues është i ekspozuar ndaj hakerëve.

Auto & Tek

07/02/2019 16:21

Përdoruesit e Google Chrome mund ta shkarkojnë ekstensionin, të quajtur ‘Password Checkup’, i cili monitoron hyrjet e tyre të ndryshme në uebfaqe, transmeton lajmi.net.

Faqja njofton kur hyni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që është komprometuar dhe shkakton një paralajmërim për përditësim të fjalëkalimit tuaj.

Teknikat mbrojtëse të privatësisë u zhvilluan me ndihmën e kërkuesve të kriptografisë në Universitetin e Google dhe Stanford-it.

Për ta instaluar atë, ndiqini hapat e mëposhtëm, të ilustruar përmes fotografive. /Lajmi.net/