Si të keni një fytyrë të pastër pa akne

Puçrrat dhe aknet janë një problem shumë i përhapur me të cilin përballen shumë njerëz nëpër botë. Ja disa mënyra të thjeshta për nje fytyrë të pastër, pa probleme.

Lifestyle

19/02/2016 11:05

Parandalojeni

Pasi që aknet shkaktohen nga vaji dhe bakteret, parandalimi është çelësi. Çdo ditë, përdorni një larës fytyre që përmban acid salicilik.

Përdorni një brushë për fytyrën

Këto brusha gjithashtu shërbejnë për të hequr yndyrën nga lëkura, duke lënë më pak vaj dhe baktere mbrama. Gjithashtu ndihmon të zhbllokojë poret, transmeton lajmi.net.

Përdorni krem kundër diellit pa vaj

Lëmoni krem pa vaj dhe pa aromë kundër diellit, pasi vaji mund t’i bllokojë poret dhe produktet me aromë mund ta irritojnë lëkurën dhe të çojnë në akne dhe puçrra.

Përdorni make-up të duhur

Zgjedhni një pudër pa vaj dhe që përmban acid salicilik, që të mos kontribojë në puçrra të shtuara.

Shërojeni me pastë dhëmbësh

Lyejeni aknen apo puçrrën me një pastë për pastrimin e dhëmbëve. Formula e thatë ndihmon të thahen problemet e fytyrës./lajmi.net