Si të keni më shumë vetëbesim në vitin 2018

Ju keni përpara vetes një grumbull ditësh të këtij viti, në të cilat mund ta gjeni vetëbesimin tuaj.

Lifestyle

02/01/2018 11:57

 

Doktor Pam Spurr për mediumin The Sun ka shpjeguar katër hapa të thjeshtë në mënyrë që ta arrini këtë më 2018:

 

Largoni njerëzit nga jeta juaj

Ndonëse kjo mund të tingëllojë e rëndë, Spurr sugjeron që të mbani distancë nga njerëzit ‘toksikë’, sepse ata vetëm sa do t’ju bëjnë të ndjeheni më keq për veten tuaj.

Përdoreni intuitën tuaj 

Sipas Spurr, një gjë që përkon me njerëzit me vetëbesim, është se ata kanë një tendencë që ta ndjekin intuitën e tyre.

Ata e dinë se kur ndjehen komod në një situatë dhe kur jo, andaj veprojnë në përputhje me këtë.

Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm

Spurr shpjegon se është po ashtu e rëndësishme që të jeni “mentalisht fleksibil”.

Kur planet tuaja ndryshojnë, ajo thotë se është kruciale që të mos përgjigjeni me panikë, por që të jeni pragmatikë në gjetjen e zgjidhjes dhe që të adaptoheni shpejtë.

Mos u mbështetni te të tjerët

Mund të jetë e lehtë të mbështeteni në aprovimn e njerëzve përreth jush në mënyrë që të ndjeheni mirë për veten.

Por të prisni për komplimentet që nuk vijnë kurrë, nuk do t’i bëjë favor vetëvlerësimit tuaj.

“Bëhuni barometër të vetvetes”, këshillon Spurr, që sugjeron që ta shpërbleni veten me arritjet tuaja.