Si të kemi një ditë perfekte pasi që zgjohemi

Edhe pse kemi bërë gjumë për disa orë ne ende mund të ndjehemi të lodhur. Kjo mund të ndikojë shumë që punët tona të shkojnë ters gjatë tërë ditës. Sipas disa studimeve janë hulumtuar disa gjëra të cilat ndikojnë që ne të kemi një ditë të suksesshme ose edhe të kundërtën.

Lifestyle

25/04/2014 21:51

Secili nga ne është pjesë e dinamikës që orfon periudha kohore të cilën po e jetojmë, andaj ndiqini disa nga kto studime shkencore që kanë rezultuar të suksesshme tek shumë njerëz përreth botës. Janë disa gjëra që duhen ndërmarrë para se të flemë dhe kur zgjohemi.

Mos përdorni gjëra elektronike para gjumit

Telefonat celularë, laptopët dhe paisjet tjera elektronike veqse mund t’ju marrin kohën tuaj të cilën duhet ta kaloni në gjumë. Preferoni të lexoni ndonjë libër ose revistë së fushës tuaj të preferuar kështu do  relaksoni edhe trupin përpara se t’ju zërë gjumi plotësisht.

Numëroni bekimet tuaja

Duke numëruar të mirat dhe gjërat pozitive që i keni si personalitet ju automatikishtë i jepni vete suaj vetbesim dhe dëshirë për të vazhduar më tutje, për të arritur sa më shumë në jetën tuaj dhe në karrierë. Bëjeni sa më shpesh.

Mos flini me dritën ose me TV ndezur 

Që të keni një gjumë sa më kualitativ dhe relaksues, gjithmonë fikni dritat dhe televizorin përpara se të flini, sepse zhurma e shkaktuar mund të nxisë prishjen e gjumit. Zhurma dhe dritat gjatë natës mund të ndikojnë që të shohim edhe ëndrra të cilat veqse do e lodhin edhe më shumë trupin tonë. Andaj fikini ato.

Ushtroni dhe meditoni

Ushtrimet preferohen që të kryhen para se të flemë gjumë me qëllim që i tërë trupi të çlirohet nga stresi dhe shtangimi i muskujve, në mënyrë që pasi të përfundohen ato i tërë trupi të jetë paksa më i relaksuar dhe të jemi në letargji të plotë kur vendosim të flemë.

Meditoni rreth 5 minuta pasi të zgjoheni nga gjumi, sepse me anë të meditimit ju do relaksoni edhe më shumë trupin dhe mendjen tuaj dhe njëkohësisht ju do jepni energji pozitive tërë qenies suaj, gjë e cila është shumë e nevojshme gjatë tërë ditës më angazhime.

Hani mëngjes të mirë

Mëngjesi është vakti kryesor që të fitojmë energji dhe pozitivitet gjatë tërë ditës me punët tona. Sipas studimeve, konsumimi i mëngjesit rrit disponimin në punë, rrit koncentrimin dhe shton disponimin.

Preferohen drithërat, lëngjet e freskëta të frutave, jogurta të pemëve, djathëra.. Mjafton që ushqimet e konsumuara të mos jenë kalorike.