Si të kapërceni zemërimin pasi zbuloni se ju ka tradhtuar!

Zemërimi, zhgënjimi, shqetësimi: janë vetëm disa nga ndjesitë që përjeton njeriu pasi vuan nga një tradhti.

Fun

06/05/2018 23:48

Ndodh që shumë persona vënë duart në zjarr dhe nuk dyshojnë kurrë në ndershmërinë e partnerit, por ndodh që surprizoheni për keq.

Duhet të mundohemi të menaxhojmë dhimbjen. Para se të dalim në përfundime, duuhet të marrim frymë thellë që të mbushim mushkëritë me oksigjen, transmeton InTv.al.

Nëse partneri ynë ishte një viktimë e një shpërthimi kalimtar, pëlqimi, tërheqje dhe asgjë më shumë, përkundër mesazheve që gjetëm në telefon, duhet të përpiqemi të kapërcejmë krizën dhe të kuptojmë pse ndodhi kjo. Natyrisht do të duhet kohë të falim, por qetësia është virtyti i fortë.

Rregulli i artë për të kapërcyer (ose të paktën të përpiqemi për të kapërcyer) një tradhëti është për të mbajtur ekuilibrin. Janë ato sjelljet e ashpra instiktive të cilat duhen shmangur.

Në fillim kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u ruajtur, por një ekuilibër të shëndetshëm, edhe pse jetëshkurtër, është nevojshëm .

Pas le të marrin gjithë kohën që na nevojitet për të kuptuar pse partneri ynë përfundoi në krahët dhe në shtratin e tjetrit/tjetrës. Shpjegimet janë të rëndësishme sepse ato na ndihmojnë për të analizuar situatën.

Ne nuk mund të parashikojmë dot nëse partneri do të na tradhëtojë apo jo. Por diçka është e sigurtë: Të gabosh është njerëzore, por të vazhdosh të gabosh, do të quhesh për gjithë jetën ‘tradhëtar’.

Por që të menaxhopjmë sa më mirë situata të tilla, duhet të përqëndrohemi tek vetja. Të harrojmë zemërimin, urrejtjen, ndjenjat negative të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe shtojnë rrudhat në fytyrën tonë.

Le ta kthejmë gjithë vëmendjen tek vetja, të kujdesemi për pamjen dhe qetësinë tonë. Frekuentoni SPA, masazh, parukeri apo merrni disa ditë pushimi. Distanca largon shqetësimet dhe është provuesi më i mirë i ndjenjës suaj.
Nëse janë trëndafila, do të lulëzojnë.