Si të jeni të lumtur në punë

Ju mund ta thyeni monotoninën e punës nëse i përcjellni disa nga rregullat që ndikojnë pozitivisht në këtë aspekt. Ndihuni si në shtëpinë tuaj Ne e kuptojmë se ju faktikisht nuk jeni në shtëpi dhe puna është një vend për të punuar, por duke sjellur disa nga gjërat komforte në zyrë, mund ta rregulloni ditën…

Lifestyle

18/03/2014 11:00

Ju mund ta thyeni monotoninën e punës nëse i përcjellni disa nga rregullat që ndikojnë pozitivisht në këtë aspekt.

Ndihuni si në shtëpinë tuaj

Ne e kuptojmë se ju faktikisht nuk jeni në shtëpi dhe puna është një vend për të punuar, por duke sjellur disa nga gjërat komforte në zyrë, mund ta rregulloni ditën tuaj.

Ju duhet të krijoni një atmosferë që ju bën më pak të stresuar. Lumturia e vendit të punës mund lehtësisht të kthehet në një vend kreativ me disa nga gjërat e marrë në shtëpinë tuaj.

Bëni pushime jashtë vendit ku punoni

Kaq e thjeshtë por me rëndësi të madhe – marrja e pushimit gjatë punës është një domosdoshmëri për t’u ndier më mirë në punë, sidomos ushqimi i cili ju jep një energji shumë pozitive.

Nëse nuk mund të dilni jashtë për të ngrënë, ju mund të bëni një xhiro rreth vendit ku punoni ose të ngjiteni shkallëve dhe ktheheni përsëri në vendin e punës, pasi kjo ju mbush me energji dhe ju ri-gjeneron idetë – ju bën të ndiheni produktiv në punën tuaj.

Ushqime të shëndetshme dhe të shpejta

Një kafe afër zyrës mund të ju duket gjithashtu e mërzitshme, pasi është një vend që frekuentohet çdo ditë nga ju.

Në vend se të pini një kafe, mund të bleni disa ushqime që janë shumë të shpejta dhe tejet të shëndetshme si një pako me fara, një pako me lajthi apo disa arra.

Këto mund t’i konsumoni teksa jeni duke punuar. Këto ushqime gjithashtu ju japing mjaft gjallëri.

Organizohuni

Një tavolinë e organizuar është një tavolinë shumë e lumtur. Për këtë arsye ju duhet të kujdeseni shumë për vendin ku punoni, pasi duhet ta organizoni atë si është më së miri.

Një vend ku gjërat nuk janë të rregulluara mirë, mund të jetë shumë depresiv dhe të ndikojë negativisht në ndërdijen tuaj.